QENDRA E EKSPORTEVE SHQIPTARE
ALBANIAN EXPORT CENTER
HOTLINE :      +355 67 604 52 40      e Hë - e Pr  8:00  - 18:00
ADRESA :   Rr. "Gjin Bua Shpata", Pallatet e Aviacionit të Vjetër, Shk. 4, Kati i I, Ap.16, Tiranë

Panairi “Shqipëria Punon Tokën” - Qindra konsumatorë testuan prodhimet vendase bio

17 October 2018

Shije të pakrahasueshme, prodhime bio dhe me cilësi.

Ky është konstatimi i çdo kryeqytetasi, i cili këtë të diel ndjek nga afër ditën e dytë të edicionit të panairit “Shqipëria punon tokën”, në sheshin “Nënë Tereza”.

Gjithkush që ishte në këtë panair, që në orën 10:00 u përball me një fluks shumë të lartë vizitorësh, të cilët të njohur nga raportimet e mediave, shprehën interes shumë të lartë për produktet bujqësore e blegtorale, të cilat u ekspozuan në dhjetra tenda.