QENDRA E EKSPORTEVE SHQIPTARE
ALBANIAN EXPORT CENTER
HOTLINE :      +355 67 604 52 40      e Hë - e Pr  8:00  - 18:00
ADRESA :   Rr. "Gjin Bua Shpata", Pallatet e Aviacionit të Vjetër, Shk. 4, Kati i I, Ap.16, Tiranë

5 "PSE" të bëheni anëtar?

5 "PSE" të bëheni anëtar?

  1. Fitoni një zë që ju pëfrfaqëson në qeveri.  Qendra është "Zëri juaj i Biznesit", lobon në mënyrë të rreptë dhe avokon në emër interesave dhe nevojave të bizneseve tona anëtare në nivel qeveritar dhe ndërkombëtar.  
  2. Rrisni praninë tuaj në komunitetin e tregtisë. Si anëtar i AlbExport Center, ju do të jeni pjesë e  faqes sonë të internetit dhe do të keni mundësi për të qenë pjesë në botimet tona. Gjithashtu mund të rrisni biznesin tuaj nëpërmjet reklamave në Qendrën AlbExport dhe sponsorizimit të eventeve. Ne promovojmë anëtarët tanë nëpërmjet eventeve të publikuara në internet, shikueshmërisë globale, këshillave të ekspertëve të industrisë dhe zgjidhjeve efektive të biznesit.  
  3. Sillni kredibilitet për biznesin tuaj. Ju mund të rrisni perceptimin pozitiv mes konsumatorëve dhe pronarëve të bizneseve, kur jeni të identifikuar si anëtar i AlbExport Center.
  4. Krijoni Rrjet të Dobishëm. Ju mund të rrisni biznesin tuaj nëpërmjet rrjeteve dhe referimeve. AlbExport Center ka Komisione dhe ofron mundësi të rrjeteve me partnerët e mundshëm të biznesit në Shqipëri dhe jashtë vendit, si dhe me vendimmarrës.  
  5. Zhvilloni biznesin tuaj. Ju do të zhvilloni biznesin tuaj nëpërmjet asistencës dhe konsulencës nga AlbExport Center. Do të mbështeteni edhe nga lajmet më të reja, informacionet në lidhje me mundësitë e financimit të granteve, panaireve dhe informacione të tjera të rëndësishme rreth biznesit.



SHKALLA E KONTRIBUTEVE TË ANËTARËSIMIT
Kostoja për numër punonjësish

PERSONI I KONTAKTIT
Arta Sinamati,  Email: arta.albexport@gmail.com