QENDRA E EKSPORTEVE SHQIPTARE
ALBANIAN EXPORT CENTER
HOTLINE :      +355 67 604 52 40      e Hë - e Pr  8:00  - 18:00
ADRESA :   Rr. "Gjin Bua Shpata", Pallatet e Aviacionit të Vjetër, Shk. 4, Kati i I, Ap.16, Tiranë

 Shije të pakrahasueshme, prodhime bio dhe me cilësi. Ky është konstatimi i çdo kryeqytetasi, i cili këtë të diel ndjek nga afër ditën e dytë të edicionit të panairit “Shqipëria punon tokën”, në sheshin “Nënë Tereza”. Gjithkush që ishte në këtë panair, që në orën 10:00 u përball me një fluks shumë të lartë vizitorësh, të cilët të njohur nga raportimet e mediave, shprehën interes shumë të lartë për produktet bujqësore e blegtorale, të cilat u ekspozuan në dhjetra tenda.

 Shqipëria dhe Kosova vijojnë të intensifikojnë shkëmbimet tregtare duke njohur një rritje të shkëmbimeve mes tyre. Referuar të dhënave të Tregtisë së Jashtme të INSTAT, rezulton se krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, gjatë muajit gusht eksportet janë rritur me 878 milionë lekë ndërsa importet janë rritur me 9 milionë lekë.
 Në kuadër të projektit “Promovimi i klasterit në sektorin e bimëve mjekësore dhe aromatike (BMA), për përmirësimin e përformancës së këtij sektori”, një projekt i zbatuar nga AFI me mbështetje të RisiAlbania. Gjatë muajit gusht u organizua një vizitë studimore dyditore në Kosovë. Në këtë vizitë morën pjesë përfaqësues të dy iniciativave të klasterit nga zonat e Dibrës dhe Tepelenës. 
Grupi perbëhej nga fermerë, grumbullues, përpunues dhe eksportues të BMA, si edhe ekspertë të sektorëve mbështetës. Kjo vizitë u organizua në kuadrin e përpjekjeve për mbështetjen e klasterave në sektorin e BMA në Shqipëri, për të parë dhe marrë pwrvojw nga praktika të suksesshme në vendet e rajonit sa i takon zhvillimit të klasterave rajonalë. Pjesëmarrësit patën gjithashtu mundësi të njihen me organizimin e bizneseve të sektorit të BMA-ve, marrëdhëniet ndërmjet aktorëve të zinxhirit të vlerave, si edhe teknologjitë e avancuara të tharjes dhe përpunimit të bimëve.
AFI dhe Qendra e Eksporteve Shqiptare, pas takimit që u mbajt në kuadër të Komitetit Kombëtar të Lehtësimit të Tregtisë (KLT), në datë 17 Korrik 2018, dhe materialeve të shpërndara nga Sekretariati Teknik, ka paraqitur pranë këtij Komiteti çështjet, të cilat në gjykimin e anëtarëve të AFI-t/Qendrës së Eksporteve Shqiptare kanë nevojë për diskutim dhe vendimmarrje në lidhje me lehtësimin e tregtisë në rajon për sektorin e bujqësisë, i cili është tepër i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë. Gjithashtu, në vijim të diskutimeve, përfaqësues të Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave zhvilluan një takim pranë zyrave të AFI-t, në datë 4 shtator, për të diskutuar më tej çështjet e ngritura nga AFI dhe Qendra e Eksporteve Shqiptare.

Çmimet e larta të frutave dhe perimeve këtë sezon, nuk do të sjellin pasoja vetëm tek konsumatori, por edhe tek grumbulluesit, përpunuesit dhe eksportuesit shqiptar. Ekspertët thonë, se janë qindra kontrata të cilat mund të përballen me vështirësi, si pasojë e mungesës së prodhimit vendas. I këtij mendimi është edhe Dritan Sadikaj, ekspert i çështjeve ekonomike e bujqësore, i cili shprehet, se konsumatori shqiptar është përballur dhe po përballet me çmime të kripura, ndërsa grumbulluesit po përballen me mungesë prodhimi, i cili ishte planifikuar për të përpunuar dhe eksportuar.

Bostani i prodhuar në zonën e Divjakës ka mbërritur deri në Suedi, ku gjatë këtij viti janë eksportuar drejt këtij vendi më shumë se 81 mijë ton. Rritjen e eksportit të bostanit e ka konfirmuar ministri i Mjedisit e Turizmit, Blendi Klosi, i cili ishte i pranishëm në natën e fundit të zhvillimit të panairit lokal të bostanit.

“Zona ka pasur një shitje rekord të këtij produkti kudo në Shqipëri,  por edhe kanë eksportuar në botë. Mbase dhe kjo është e bukura e këtij sezoni që shumë bostanë është eksportuar në Suedi dhe shumë suedezë kanë ardhur në Divjakë për të kaluar pushimet, së bashku me të rinjtë e projektit Smile kemi pritur shumë më tepër turistë se vitin e kaluar”- deklaroi ministri Klosi.

Pas intervistave dhe vizitave të bëra nga AFI në janar të këtij viti në Peshkopi, me aktorë të ndryshëm të sektorit të Bimëve Medicinale Aromatike (BMA), më 5 korrik 2018, AFI zhvilloi një workshop në këtë zonë.  Në të morën pjesë fermerë të vegjël, mbledhës, përpunues, eksportues dhe përfaqësues të pushtetit lokal.

Në këtë takim u ngritën çështje dhe probleme të ndryshme me të cilat ballafaqohet sektori BMA –ve, siç janë: metodat e trajtimit pas vjeljes dhe teknologjia e papërshtatshme, niveli i ulët i bashkëpunimit, barrierat fiskale dhe burokracia, mungesa e specialistëve të BMA-ve në strukurat lokale, niveli i ulët i investimeve, mirëmbajtja e mjedisit, praktikat e konkurencës së padrejtë etj.

Grumbulluesit dhe përpunuesit e frutave dhe perimeve në vend, i kërkojnë qeverisë që të hartojë dhe miratojë një Vendim të posaçëm, për dhënien e lejeve të ndërtimit për magazinat që bëjnë të mundur grumbullimin apo përpunimin e frutave dhe perimeve.

Arben Zdrava, një nga grumbulluesit dhe përpunuesit e frutave dhe perimeve në zonën e Lushnjes, në një intervistë të dhënë për Ekonomix.al, thotë, se ka shumë grumbulllues të cilët janë totalisht të bllokuar dhe nuk mund të punojnë me kapacitet të plotë, pasi bashkitë nuk kanë të drejtën ligjore për ti pajisur me leje ndërtimi.

Në datë 3 korrik, në Shkodër, Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë në bashkëpunim me Dhomën Ekonomike të Malit të Zi  organizuan Forumin e biznesit Shqipëri – Mali i Zi “Sfidat dhe Mundësitë”. Ky forum u zhvillua në kuadër të mbledhjes ndërqeveritare midis dy qeverive.

Kompania International Procurement Logistic (IPL) vizitoi Shqipërinë gjatë datave 25-27 qershor 2018, për t’u takuar me kompanitë më të mëdha  eksportuese të fruta – perimeve të freskëta. IPL është një ndër kompanitë më të fuqishme ndërkombëtare, që furnizon rrjetet e dyqaneve Azda dhe Walmart në të gjithë botën. Vizita në Shqipëri synonte investigimin e tregut shqiptar për produkte që synojnë tregun anglez.