QENDRA E EKSPORTEVE SHQIPTARE
ALBANIAN EXPORT CENTER
HOTLINE :      +355 67 604 52 40      e Hë - e Pr  8:00  - 18:00
ADRESA :   Rr. "Gjin Bua Shpata", Pallatet e Aviacionit të Vjetër, Shk. 4, Kati i I, Ap.16, Tiranë
Një ditë më parë, Instituti i Statistikave raportoi për rritje vjetore të eksporteve në masën 24.2%. Por sa reale është një rritje e tillë, aq më tepër në kushtet kur monedha evropiane euro vijon të zhvlerësohet, duke prekur direkt fitimet e eksportuesve shqiptarë. Në lidhje me këtë çështje, “Vizore.al” kërkoi një opinion nga kreu i Qëndrës Shqiptare të Eksporteve, Alban Zusi, i cili theksoi se paralelisht me publikimin e këtyre shifrave, INSTAT duhet të anketojë vetë eksportuesit
Gjatë vizitës së tij në qarkun e Durrësit, në zonën e Shënvlashit, ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Niko Peleshi ka viztuar në një fermë moderne, e cila operon sipas modelit të ri të bujqësisë, “Contract farming”. Ferma LEA-2011 SHPK një nga anëtarët e Qendrës së Eksporteve Shqiptare, e njëherazi edhe AFI-t, është një histori suksesi e eksporteve shqiptare.
Monedha e përbashkët nuk ka të ndalur në rënien që ka nisur në tregun e brendshëm. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 124.17 lekë, duke shënuar një rënie të fortë me 0.71 lekë në krahasim me ditën e mëparshme. Kjo rënie vjen pas nënçmimit me 0.54 lekë të ditës së mëparshme, duke humbur 1.25 lekë në vetëm dy ditë. Ky është një tjetër rekord i 10 viteve të fundit, ku euro po tregtohet në nivelin më të ulët që nga janari 2009.
Eksportet ende mbahen në këmbë, pavarësisht pikiatës së fortë të euros, monedhë në të cilën kryhet ky aktivitet. Instituti i Statistikave ka publikuar të dhënat e fundit për tregtinë e jashtme, ku konstatohet rritje e eksporteve gjatë 4 muajve të parë të këtij viti. Por në prill, ritmi i rritjes është ngadalësuar dhe arsyeja është pikërisht ecuria e kursit të këmbimit. Ndryshime ka edhe në gjeografinë e shkëmbimeve tregtare, ku eksportuesit po preferojnë më shumë tregjet evropiane, si Spanja e Gjermania e më pak ato të rajonit, si Kosovë e Maqedoni.

E drejta e zbritjes së TVSH-së së paguar fermerit, nga blerësi person i tatueshëm, lind dhe ushtrohet sipas përcaktimeve të ligjit. Kompensimi, që personi i tatueshëm, blerës, i ka paguar shitësit, prodhues bujqësor, është TVSH-ja e zbritshme për personin e tatueshëm blerës dhe deklarohet në periudhën tatimore kur është lëshuar fatura, sipas datës, njofton Drejtoria e Tatimeve.

Banka e Shqipërisë ka reaguar ndaj shqetësimit të ngritur nga Qendra Shqiptare e Eksporteve për rënien e euros. Departamenti i Stabilitetit Financiar në Bankën SHqipërisë i ka dërguar zyrtarisht një letër eksportuesve, në të cilën fton eksportuesit që të vijnë në Bankën e Shqipërisë në një tryezë diskutimi për të trajtuar këto shqetësime. Gjithashtu, së bashku me letrën, Qendrës së Eksporteve i është vënë në dispozicion edhe një raport për ecurinë e procesit të deeuroizimit

Në 9 maj, 2018, Znj. Elvira Sevostianenko, Sekretare e Përgjithshme e Qendrës së Eksporteve Shqiptare, njëherazi edhe Presidente e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Donetskut, ishte një nga folëset në Forumin për Investime në Europën Juglindore në Prishtinë. 

Ky forum trajtoi çështjet e tregtisë mes vendeve të Europës Juglindore e më tej. Gjithashtu zhvillimi i marrëdhënieve tregtare mes Shqipërisë dhe Ukrainës, ishte një nga shembujt pozitiv që u soll për të pranishmit në forum.

Të premtën, më 4 maj, u zhvillua takimi i radhës i Bordit të Komitetit të sektorit të Fruta – Perimeve. Gjatë takimit të Bordit u diskutuan çështje që lidhen me bashkëpunimin me “La Linea Verde”, e cila do të zgjerojë aktivitetin e saj në Shqipëri për kultivimin e sallatrave të ndryshme, të cilat më pas përpunohen, paketohen e shiten të freskëta në tregun europian dhe rus. Gjithshtu, në takim  u diskutua edhe platforma e tregtisë për produktet e tjera që Shqipëria prodhon dhe eksorton, pasi  partnerët serbë, përvec sallatës, kanë interes edhe për importin e produkteve sezonale shqiptare.

Eksportuesit i janë drejtuar me një letër të dytë Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, kryeministrit Edi Rama, ministrit të Financave, Arben Ahmetaj, ministres së Sipërmjes, Sonila Qato dhe kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruci lidhur me shqetësimin që ka shkaktuar për këtë shtyllë të rëndësishme të ekonomisë zhvlerësimi me rreth 5% i euros në harkun kohor të tre muajve, nga ndërhyrja e Bankës së Shqipërisë për deuroizimin e ekonomisë.
Eksportuesit i janë drejtuar me një letër të dytë Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, kryeministrit Edi Rama, ministrit të Financave, Arben Ahmetaj, ministres së Sipërmjes, Sonila Qato dhe kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruci lidhur me shqetësimin që ka shkaktuar për këtë shtyllë të rëndësishme të ekonomisë zhvlerësimi me rreth 5% i euros në harkun kohor të tre muajve, nga ndërhyrja e Bankës së Shqipërisë për deuroizimin e ekonomisë.