QENDRA E EKSPORTEVE SHQIPTARE
ALBANIAN EXPORT CENTER
HOTLINE :      +355 67 604 52 40      e Hë - e Pr  8:00  - 18:00
ADRESA :   Rr. "Gjin Bua Shpata", Pallatet e Aviacionit të Vjetër, Shk. 4, Kati i I, Ap.16, Tiranë

GJIROFARMA

Country : Albania
Adress : Vrisera, Gjirokastër
E-mail contact : gjirofarm@gjirofarm.com
Telephon contact : +355 884 90230
Company site : http://gjirofarm.al

Ne e përshkruajmë si një art të vjetër, të ushtruar brenda një shtëpie moderne. Sepse në të vërtetë ky është edhe thelbi i punës sonë çdo ditë.

Ne ruajmë vlerat dhe metodën tradicionale të trajtimit të bulmetit, duke e kombinuar atë me teknikat e reja të prodhimit brenda një fabrike moderne.

Fabrika e Gjirofarm ndodhet në një vend piktoresk vetëm pak kilometra larg qytetit të Gjirokastrës.

E njohur për aplikimin e teknologjisë më të re në Europe, produktet e Gjirofarm janë duke rrëmbyer vendin e parë në tregun vendas.

Produktet me logon “Gjirofarm” prodhohen nga qumështi tepër cilësor i bagëtive që kullosin në rajonin e Gjirokastrës.

Qumështi i sapo mjelë ruhet në temperaturë të ulët që nga momenti i grumbullimit deri në kohën kur fillon përpunimi i tij në fabrikë.

Qumështi i grumbulluar në termusat e përshtatshëm kalon më pas në fazën e kontrollit laboratorik, standartizimin dhe pjesën e mëtejshme të procesit.

Kujdesi i treguar gjatë grumbullimit dhe testimit laboratorik siguron produkte të kontrolluara dhe të shëndetshme.

Eksperienca dhe puna shkencore e veterinerëve dhe blektorëve bën që ky proces të monitorohet mjaft mirë.

Ata kujdesen për ushqimin natyror dhe të kontrolluar të kafshëve, parandalimin e sëmundjeve të ndryshme si dhe trajnimin e ritësave të rinj duke respektuar të gjitha standartet për një higjiene të përditshme në manaxhimin e fermave blektorale.

E gjithë kjo punë e kujdesshme dhe profesionale, ka bërë që “Gjirofarm” të certefikohet nga Sistemi HACCP (Hazard Analysis and Critical Control Point) për kontrollin e cilësisë, sigurisë dhe zbatimit të standarteve më të larta në prodhimin e produkteve të bulmetit.

 

PRODUKTET

DJATHË I BARDHË

Në një nga zonat më të përshtatshme dhe të pastra të rajonit të Gjirokastrës, ne prodhojmë djathin e bardhë Gjirofarm. Prodhuar 100% nga qumështi i grumbulluar çdo mëngjes nga fermat e zonës i cili arrin brenda pak minutave pranë fabrikës tonë. Shija e veçantë dhe vlerat ushqimore e kanë bërë djathin e bardhë Gjirofarm produktin më të besuar të familjeve shqiptare.

DJATH KAÇKAVALL

Vaktet elegante me një gotë verë, antipasta me proshutë e djathë, do të jenë më të plotësuara me kaçkavallin Gjirofarm. Kaçkavalli Gjirofarm dallon për shijen unike dhe cilësinë e lartë të nje produkti tepër të përdorshëm në vakte apo gatime të ndryshme.

QUMËSHT LOPE

Gjirofarm përpiqet çdo ditë që t’ju ofrojmë produkte të freskëta, të kontrolluara dhe të shijshme. Prandaj Gjirofarm nxori në treg produktin më të ri i cili plotëson të gjitha kërkesat tuaja. Qumësht i freskët lope, i pasterizuar dhe sjellë në tavolinën tuaj vetëm pak orë pas mjeljes. Ne kujdesemi që ky produkt të përmbajë të gjitha vlerat ushqimore dhe shijen tradicionale.

KOS LOPE

Kosi Gjirofarm prodhohet me të njëjtën metodë që përdorim prej shumë vitesh në rajonin e Gjirokastrës. Sekreti qëndron tek cilësia tepër e lartë e qumështit që pëdorim, I cili përdoret në të njëjtën ditë që është mjelë.

SALCË KOSI

“Perfetto” nga Gjirofarm është salca e kosit që s’duhet të mungojë në tryezën juaj. Mund të përdoret si aperitiv por edhe thjesht sipas dëshirës duke lënë një ndjesi freskie dhe butësie. Salca e kosit “Perfetto” ofron cilësinë por edhe sigurinë e një produkti të kontrolluar, me një shije të veçantë që përmban 10 % yndyrë.

GJALPË

Prej sa kohësh nuk e keni ndjerë më aromën e gjalpit të skuqur nga gjyshja në fshat? Rigjejeni shijen me gjalpin Gjirofarm e cila prodhohet me një cilësi të lartë nga një teknologji moderne. Shija tradicionale dhe cilësia përmblidhen në një paketim të vetëm.

GJIZË

Gjiza është një nën produkt i qumështit. Në traditën shqiptare gjiza është një bulmet tepër i përdorur sidomos në recetat e trashëguara nga të parët.