QENDRA E EKSPORTEVE SHQIPTARE
ALBANIAN EXPORT CENTER
HOTLINE :      +355 67 604 52 40      e Hë - e Pr  8:00  - 18:00
ADRESA :   Rr. "Gjin Bua Shpata", Pallatet e Aviacionit të Vjetër, Shk. 4, Kati i I, Ap.16, Tiranë

I.N.C.A. NORD FISH Sh.p.k

Country : Albania
Adress : LEZHE Lagjja Skenderbej, Zona Industriale, 4501
Contact face : Enkela Zusi
E-mail contact : enkelazusi@yahoo.com
Telephon contact : +355694050640
Company site : http://inca-al.com

I.N.C.A. NORD FISH Sh.p.k prodhon dhe shet zorrët e përpunuara dhe produktet me origjinë shtazore me cilësi të lartë nën markën tregtare «INCA: Natural Casings».

I.N.C.A. NORD FISH Sh.p.k është kompani moderne, që kryen ciklin e plotë të punës në lidhje me përpunimin, paketimin dhe logjistikën e zorrëve të kafshëve dhe nënprodukteve shtazore.

Prodhimi kryhet në përputhje me të gjitha standardet veterinare dhe sanitare. Profesionalizmi i teknologëve, pajisjeve moderne dhe standardeve të larta të prodhimit, garanton sigurinë dhe cilësinë e produkteve tona.

Produktet e zorrëve, të cilat janë prodhuar nën markën «INCA: Natural Casing», janë në përputhje me kërkesat e sistemit të cilësisë së standardeve të ISO 9001: 2008 dhe HACCP.

Sot prodhojmë një shumëllojshmëri të gjerë të zorrëve natyrore, cilësia e të cilave plotëson kërkesat e standardeve botërore.

I.N.C.A. NORD FISH Sh.p.k është kompani moderne që kryen ciklin e plotë të punës në lidhje me përpunimin, paketimin dhe logjistikën e zorrëve të kafshëve dhe produkteve shtazore.

Kompania karakterizohet nga një cikël prodhimi i mbyllur: nga mbledhja e produkteve të zorrëve nga thertoret, pastrimi, përzgjedhja, përpunimi, paketimi - deri në dërgimin tek klientët tanë.

Ne kryejmë vetë çdo fazë të procesit të prodhimit, duke përdorur praktikat më të mira të BE-së, pajisjet moderne dhe teknologjitë e përpunimit me dorë.

Ne bëjmë më të mirën për t’ju ofruar klientëve tanë produkte me cilësi më të lartë, cilësitë shëndetësore të të cilave janë të përsosura.

Procesi i prodhimit kryhet në përputhje me të gjitha standardet veterinare dhe sanitare. Profesionalizmi i teknologëve, pajisjeve moderne dhe standardeve të larta të prodhimit garanton sigurinë dhe cilësinë e produkteve tona.

I.N.C.A. NORD FISH Sh.p.k ka marrë iniciativa intensive zhvillimi dhe modernizimi që nga viti 2007. Një sasi e konsiderueshme e fitimit tonë riinvestohet rregullisht në blerjen e pajisjeve moderne dhe teknologjike. Si rezultat, kompania rrit volumin e produkteve në vit.

Klientët preferojnë produktet dhe shërbimet nën markë INCA: Natural Casings' për shkak të kujdesit të cilësisë, duke përdorur teknologjinë moderne të përpunimit dhe shpërndarjes së produkteve, si dhe profesionalizmin e specialistëve më të mirë të I.N.C.A. NORD FISH Sh.p.k.

 

Produktet tona:

  • Stomaqe
  • Zorra qorre – për sallamra të stazhionuar
  • Fshikëza
  • Zorrë të trashë për sallamra të stazhionuar

Shërbimet tona:

  • Pastrimi i zorrëve të derrit dhe të deleve
  • Kriposje me duar dhe me makineri
  • Tubosje në tuba të butë dhe të fortë
  • Kalibrim dhe standardizim me ujë dhe me ajër

 

I.N.C.A. NORD FISH Sh.p.k është e vetmja kompani me një gamë të tillë përpunimi në Ballkanin Perëndimor (Shqipëri, Maqedoni, Mali i Zi, Kosovë, Bosnje).

Kompania I.N.C.A. NORD FISH Sh.p.k lejohet të eksportojë në BE bazuar në licencën e eksportit № 25 AL PP (Lista e ndërmarrjeve ushqimore të aprovuara jashtë BE-së) dhe eksporton produkte dhe shërbime rregullisht në Austri, Itali, Irlandë, Francë, Rumani dhe në vende të tjera tëBE-së.

I.N.C.A. NORDFISH Sh.p.k është anëtare e rregullt e Shoqatës Ndërkombëtare të Zorrëve (The InternationalNaturalSausageCasingAssociation - INSCA).

GALERIA E PRODUKTEVE