QENDRA E EKSPORTEVE SHQIPTARE
ALBANIAN EXPORT CENTER
HOTLINE :      +355 67 604 52 40      e Hë - e Pr  8:00  - 18:00
ADRESA :   Rr. "Gjin Bua Shpata", Pallatet e Aviacionit të Vjetër, Shk. 4, Kati i I, Ap.16, Tiranë

SOAL shpk

Country : Albania
Adress : Autostrada Lushnje - Fier, km8, Gorre, Lushnje, Albania
E-mail contact : soal94@live.com
Telephon contact : +355 68 60 42 664
Company site : http://www.soal.al

Fabrika e përpunimit të qumështit “SOAL” është fabrikë e çertifikuar ku përpunohet qumësht i grumbulluar nga fermat e kontrolluara me lopë të matrikulluara nga Ministria e Bujqësisë.
Brenda 2 orëve nga proçesi i mjeljes qumështit i bëhen të gjitha analizat në laboratorin e fabrikës dhe menjëherë futet në fazat e tjera të përpunimit:

.- Filtrim
         Filtrimi mekanik i qumështit me anë të sitave shumë të imta.
- Pastrim
         Me Baktofugë e cila largon sporet, bakteret, papastërtitë dhe qelizat somatike në masën 98%.
- Skremim
        Largimi I yndyrës në përqindje sipas llojit të produktit.
- Homogjenizim
        Homogjenizatori kryen shpërbërjen e yndyrës në mënyrë të njëtrajtshme në të gjithë masën e produktit.
- Pasterizim
        Trajtimi me temperaturë sipas llojit të produktit

Të gjitha këto proçese trajtohen nëpërmjet një teknologjie bashkohore dhe moderne. I gjithë proçesi nga marrja e qumështit deri në paketim kryhet me cikël të mbyllur.
Në fabrikë zbatohet standarti ndërkombëtar EU- ISO 22000:2005.
Fabrika drejtohet nga një staf profesional me një eksperiencë shumë vjeçare. Me cilësi në prodhim e seriozitet në punë, kompania “SOAL” gëzon një imazh të fortë në tregun shqiptar.

Motoja jonë është “Me Soal Familja jeton më gjatë dhe më mirë”.

PRODUKTET

1. Qumesht
 
- I domosdoshem per te gjitha moshat. 
- Permban kalcium,proteina, karbohidrate, vitamina A, D, B2, B6, B12. 
- I pasterizuar i homogjenizuar 2% yndyre 
- I paketuar ne shishe plastike 1.4L dhe 1 L 
- Ruhet ne 4-6 grade Celcius


2. Qumesht
- I pasterizuar i homogjenizuar 3.2% yndyre
- I paketuar ne shishe plastike 1.4L
- Ruhet ne 4-6 grade Celcius

3. Kos
- Me shije natyrale, i pasur me proteina, kalcium, vitamine B12, B6.
- Permban ferment laktik i nevojshem per aparatin tretes.
- I skremuar me 2% yndyre.
- I paketuar ne gota plastike 200g, 300g, 380g dhe shishe plastike 1kg
- Ruhet ne 4-6 grade Celcius

4. Dhalle
- Prodhohet ne menyren tradicionale shqiptare me kos te skremuar 0.5% yndyre, uje, krip. Largon etjen dhe freskon trupin.
- Perberesit: Qumesht lope, kulture djathi, kripe.
- E paketuar ne shishe plastike 0.45L
- Ruhet ne 4-6 grade Celcius

5. Gjalp
- I fresket, me arome dhe shije te vecante
- Gjalp me yndyre 81 %
- I paketuar 100g, 500g dhe 1 kg
- Ruhet ne 4-6 grade Celcius

6. Djath i bardhe
- Prodhohet me qumesht lope te fresket pjeserisht te skremuar, i pasur me kalcium qe eshte i domosdoshem per forcimin e kockave.
- Perberesit: Qumesht lope, kulture djathi, kripe.
- Djath i bardhe lope 83-sh i skremuar me yndyre 2%
- I paketuar ne kova plastike 5kg, 10 kg dhe qese ne vakum 300 g
- Ruhet ne 8-10 grade Celcius

7. Djath kackavall
- Prodhohet me qumesht te fresket lope te pa skremuar i pasur mr kalcium qe eshte i domosdoshem per forcimin e kockave.
- Perberesit: Qumesht lope, kulture djathi, kripe.
- Djath kackavall lope i prodhuar me qumesht lope nga fermat e Myzeqese me yndyre te plote
- I paketuar ne rrota 2 kg, 4 kg, ne copa 200 g dhe i grire 100 g
- Ruhet ne 6-8 grade Celcius

8. Salce Kosi
- Prodhohet me qumesht te fresket lope, yndyre, protein ushqimore, kulture fermentuse.
- Eshte baza per pregatitjen e xaxiqit.
- Salce kosi me yndyre 10%
- E paketuar ne kova plastike 450g, 900g dhe 5kg
- Ruhet ne 4-6 grade Celcius

Certifikimet