QENDRA E EKSPORTEVE SHQIPTARE
ALBANIAN EXPORT CENTER
HOTLINE :      +355 67 604 52 40      e Hë - e Pr  8:00  - 18:00
ADRESA :   Rr. "Gjin Bua Shpata", Pallatet e Aviacionit të Vjetër, Shk. 4, Kati i I, Ap.16, Tiranë

TONA & Co

Country : Albania
E-mail contact : center@albania-export.com
Company site : http://tona.al/

PRODUKTE
- Produkte Sallamerie
- Produkte gjysem te gatshme
- Proshuta
- Fast Food
- Salcat

Çertefikimi Me ISO 9001-2008 Dhe HACCP

Një nga investimet më të domosdoshme për të plotësuar të gjitha kërkesat e Bashkimit Europian, shoqëria e ka bërë para 8 vitesh duke siguruar çertifikimin me ISO 9001-2008 dhe HACCP.  Përsa i përket politikës së vendosjes së çmimeve, shoqëria TONA CO SH.P.K, ndjek një politikë ku gërshetohen kostoja, objektivat e kompanisë, kërkesa e konsumatorit si dhe duke konsideruar operatorët e tjerë në tregun e përpunimit të mishit.

Nga studimet e bëra në Shqipëri nga projektet e USAID kanë dalë disa përfundime, ku shoqëria TONA CO njihet në masën 60-70% nga të intervistuarit, të cilët mendojnë që kjo shoqëri është një kompani me produkte të cilësisë shumë të mirë dhe çmimet e saj janë të arsyeshme. Në përfundim të këtij studimi TONA CO pozicionohet si ndër kompanitë më cilësore në tregun shqiptar.

Përsa i përket marketingut, shoqëria TONA CO ka zhvilluar vazhdimisht fushata promovimi për produktet e reja, duke pritur aprovimin e konsumatorëve para daljes së tyre së treg. Kontributet e kompanisë janë të shpeshta edhe në aktivitete të ndryshme të zhvilluara nga institucione në Shqipëri, të tilla si panaire, aktivitete sportive, evenimente bamirësie si brenda ashtu edhe jashtë vendit.