QENDRA E EKSPORTEVE SHQIPTARE
ALBANIAN EXPORT CENTER
HOTLINE :      +355 67 604 52 40      e Hë - e Pr  8:00  - 18:00
ADRESA :   Rr. "Gjin Bua Shpata", Pallatet e Aviacionit të Vjetër, Shk. 4, Kati i I, Ap.16, Tiranë

ERZENI

Country : Albania
E-mail contact : erzeni@erzeni.com
Telephon contact : +355 69 20 443 37
Company site : http://www.erzeni.com
PRODUKTET, Përbërisit

DJATHË KAÇKAVALL, DJATHË I BARDHE - Qumësht i freskët dele nga krahina lumit të Vlorës, i pasterizuar, i seperuar me yndyrë të plotë, kulturë djathi, farë djathi, kripëdeti.

GJALPË - Qumësht i freskët nga krahina e lumit të Vlorës, i pasterizuar, kultura djathi, farë djathi, kripë.

KOS & QUMËSHT - Qumësht i freskët nga fermat e Beratit dhe të Fierit, i pasterizuar në temp 95˚c, i standartizuar me 2.5% yndyr i homogjenizuar,  kultura kosi.


HISTORIKU

Zanafillën e fillimit firma Erzeni shpk e ka nga puna e ciftit Isuf dhe Shpresa Begaj të cilët në vitin 1992 në kushte pothuajse  familjare filluan prodhimin për treg të djathit të bardhë. Duke patur si pikësynim rritjen e mëtejshme të prodhimit dhe  afirmimin në tregun e brëndshëm. Mallrat prodhoheshin me një cilësi mjaft të mirë të cilat u bënë shumë shpejt konkuruse në treg.

Për këtë lindi nevoja e zgjerimit të aktivitetit i cili nga biznes në kushte shtëpie, të kthehej në një firmë të licensuar nga organet kopetente. Gjithashtu lindi nevoja që produktet e prodhuara të dalloheshin nga produktet e tjera, duhej tu vendosej një emër. Familjarisht u ra dakord që firma te mbante emrin e vëllait të dytë ERZENI. Kështu në Datën 06.03.1996 me Nr Regj.Treg_14092 u themelua firma Erzeni shpk me administrator Z.Isuf Begaj.

Zgjerimi i aktivitetit kërkonte domosdoshmërisht dhe kryerjen e investimeve. Në vitin 1996 investohet për një baxho e cila përmirsonte ndjeshëm kushtet e prodhimit. Në këtë vit kompania prodhonte  vetëm djathë të bardhë dhe gjalpë me kapacitet përpunues mbi 200 Lit qumësht në orë. Në vitin 2000 si rezultat i rritjes së prodhimit dhe krijimi i tregjeve të rinj, lindi  nevoja për një investim të ri. Në keto kushte me kursimet e veta  kompania investon  për ngritjen e një godine të re e cila lejonte jo vetëm shtimin e aktivitetetit përpunues mbi 500 Lit qumësht në orë, por dhe përmiresimin në mënyrë të ndjeshme të cilësisë së prodhimeve të cilat po pushtonin tregjet, pasi ishin produkte që pëlqeheshin shumë nga konsumatorët.

Në vitin 2001 kompania filloi për herë të parë prodhimin e produkteve blegtorale të reja si  salca e kosit , gjalpi i paketuar, kosin etj. Duke u zgjeruar tregun e saj në Vlorë dhe në Fier. Keto produkte u pranuan menjëherë nga konsumatori i cili kërkonte ç’do ditë e më shumë. Lindi nevoja që makineritë dhe paisjet që shërbenin për prodhimin e produkteve të zëvendësoheshin me linja të reja të firmave konkuruese në Europë.

Kështu në vitin 2006 me ndihmën e bankave të nivelit të dytë pasi bën verifikimet e nevojshme, studiuan tregun, studiuan tregusit financiarë, krijoi besimin se firma Erzeni me lekët që ato do ti  jepnin në formën e kredisë, do ti investonte  vetëm për përmisimin e linjave prodhuese dhe krijimin e ambienteve bashkëkohore. Firma me kredinë që iu akordua, investoi në ndërtimin e një godine të re, dhe marrjen e pajisjeve bashkëkohore si pastrizator, homogjenizator, separator, cipin për larjen e linjës, dhoma akulli, dhoma të reja frigoriferike, Kaldajën dhe depozita për ruajtjen e qumështit të freskët, me një kapacitet përpunues deri në 3000 Lit qumësht në orë.

Përmirsimi i teknollogjisë së prodhimit bëri që kompania të forconte pozitat në tregjet ekzistuese dhe daljen në tregje të reja, pasi prodhimet ishin të një cilësie mjaft të lartë dhe BIO.

Bankat e nivelit të dytë u bën partëner i rëndësishëm në forcimin e mëtejshëm të kompanisë duke akorduar përsëri një shumë në formën e kredisë. E gjithë kredia u përdor për shtesë në godinën ekzistuese, dhe blerjen e makinerive të reja të paketimit, nga firma mjaft të njohura të tregut europian, të cilat  përmirsonin ndjeshëm paketimin e qumështit, kosit, dhe të dhallës.

Përmirësimi në mënyrë sistematike i kushteve të prodhimit, i rritjes së cilësisë së prodhimeve bëri që kompania të hidhte hapa të sigurta drejt tregjeve të Tiranës dhe Durrësit. Duke i qëndruar besnik cilësisë, duke qënë korekt dhe me klientët produktet e firmës Erzeni u bënë sunduse në tregjet e Tiranës dhe Durrësit. Për të ruajtur sa më mirë cilësine e prodhimeve dhe për tju përgjigjur në kohë furnizimit të klienteve u pa e domosdoshme ndërtimi i dhomave frigoriferike në Tiranë.

Kështu në vitin 2011 filloi ndërtimi në zonën e Kasharit i dhomave frigoriferike, të cilat u ndërtuan me standarte të larta në përputhje me kushtet dhe kërkesat e Bashkimit Europian. Ky është një investim mjaft i fuqishëm i cili forcoi pozitat e produkteve në treg, dhe zgjeroi hartën e pikave të shitjes si në Tiranë, Durrës e Elbasan duke bëre që produktet e firmës Erzeni të jenë konkuruese dhe më të pëlqyera ndaj firmave simotra.

Në vitin 2011 kompania investon në zëmër të labërisë në Kotë të Vlorës një kompleks tjetër përpunues të prodhimeve të djathit të deles, të dhisë, dhe prodhimit te kackavallit. Këto produkte janë nga më të kërkuarat në treg. Në këtë mënyrë kompania jo vetëm që forcon akoma me shume pozitat e saja sunduese në jug dhë në Shqipërinë e mesme por është dhe e vetmja kompani me gamën më të gjërë të përpunimit të produkteve blegtorale.

Ne vitin 2014 kompania është në një plan invesitimi të fjalës së fundit të shkencës mbi linjën e përpunimit të qumështit të freskët. Teknologji moderne europiane, e gjitha e automatizuar, me kapacitet përpunues deri në 12000 Lit në orë.

Synimi i kompanisë në një periudhë të afërme është eksportimi i prodhimeve të saja në Bashkimin EUROPIAN.

CILESIA

Kompania Erzeni është e angazhuar të ofrojë produkte të cilat plotësojnë të gjitha rregullat industriale, cilësine që kërkojnë konsumatorët dhe kërkesat e sigurisë ushqimore për konsumatorët tanë me vlerë.

Përpjekjet tona të vazhdueshme fokusohen në ndërtimin e qëndrueshëm të " Cilësisë" në të gjithë zinxhirin e procesit të punës , duke përdorur procesin e artit dhe teknologjive të reja në drejtim të një linje të gjerë të produkteve të bulmetit. Sistemet tona janë të dizajnuara që të ketë monitorim dhe kontroll të procesit në secilën fazë ndaj përmirësimeve të vazhdueshme.

Ne, sigurojmë që konsumatorët tanë me vlerë të mbeten të kënaqur, çdo herë qe ata provojnë produktet tona. Ne e arrijmë këtë duke,

  • Implementuar fuqishëm Sistemin e Menaxhimit , i cili është një Sistem i Brendshëm , i zhvilluar për të përmbushur të gjitha Kërkesat e Procesit në bazë të Standardeve Kombëtare dhe Ndërkombëtare
  • Implementuar Standardet e Sistemit të Menaxhimit Ndërkombëtar ( ISO )
  • Bench Marking, kërkesat Best- In- Class
  • Duke punuar vazhdimisht me teknologjitë më të fundit
  • Kënaqshmëria e Konsumatorit

Është në ndërmarrjen tonë për të krijuar një kulturë të "Cilesise Totale" , ku përmirësimi i vazhdueshëm i njerëzve tanë , proceseve dhe produkteve të bëhet një mënyrë e jetës. Erzeni herë pas herë sjellë ekipe të huaja të cilët bashkëpunojnë vazhdimisht me standardet ndërkombëtare dhe praktikat më të mira të Cilësisë dhe Sigurisë te produkteve.

PRODUKT CILESOR

Erzeni mban masa të rrepta për të garantuar cilësinë dhe pastërtinë e qumështit për konsumatorët e saj. Çdo grumbull i qumështit hyrëse dhe dalëse është objekt i testeve të cilësisë duke përfshirë praninë e materies së jashtme dhe të testeve bakteriologjike. Cilësia e qumështit te pranuar dhe dërguar plotëson disa standarde të paracaktuara. Qumështi shkon përmes proceseve të ndryshme të tilla si filtrimi, pasterizimi, separatori dhe homogjenizimit, për të siguruar që ai është i sigurt për konsum njerëzor. Motivi ynë për këto masa të tilla të cilësisë është për të siguruar se nuk ka ndotje gjate  përpunimit ose paketimit.

Erzeni u premton konsumatorëve te saj se do të vazhdojë për të prodhuar produkte të cilësisë me standartet më të lartë.

Procesi i cilësisë

Perpunimi

Lenda e pare sigurohet nga fermat e myzeqese se Beratit dhe te Fierit. Qumështi i marrë nga fermeret është i kontrolluar për të gjitha parametrat e cilësisë themelore që plotësojnë specifikimet dhe kërkesat e kompanisë.

Qumeshti iu nenshtrohet disa hapave te perpunimit para se te arrije te konsumatori. Teknologet bejene nje sere analizash,  ku meren mostra dhe kryhen analizat fiziko kimike. Me pas behet filtrimi i qumeshtit me filtra 80’(micron), hiqen te gjitha mbetjet e renda qe mund te ndodhen ne qumesht dhe behet ftohja e tij ne temp 4®C, e cila frenon zhvillimin e bakterieve. Pas filtrimit behet  pasterizimi I cili ndryshe quhet (valim me kembim nxehtesie ne pak sekonda). Pasterizimi eliminon te gjitha bakteriet, ruan vlerat ushqimore me sistem Δ-Π (delta-pi) (sistem I detyruar Europian). Me pas vjen Seperatori (skremim, Filtrim, Standartizim), I cili filteron qumeshtin duke eleminuar mbetjet fizike shume te vogla, duke I shkarkuar ato automatikisht, si dhe I heq tepricen e indyres  natyrisht pa I demtuar  vlerat ushqyese. Pas gjith ketyre proceseve behet homogjenizimi. Homogjenizatori shperndan yndyren uniforem, dhe e ben ate me te asimilueshme nga organizmi si dhe nuk lejon depozitimin e kolisterolit ne zona te vecanta te trupit. Deri ne kete pike procesi I perpunimit eshte puthuajse I njejte per te gjitha produktet. Mbasi kryen te gjitha keto procese Qumeshti eshte gati per paketim ku ndahet sipas destinacionit ne maturator (depozita te mbyllura qe e ruajne qumeshtin ne temperature konstante dhe pa asnje kontakt me ambjentin, duke eleminuar cdo mundesi kontaminimi  deri ne paketim ). Kjo e ben ate qe quhet ndryshe cikel I mbyllur. Pas  c’do paketimi,  kryhet larja me paisje moderne, por edhe me detergjent te certifikuar pa cenuar ne asnje rast shendetin e konsumatorit.

Sterilizimit te paisjeve  i kushtohet nje vemendje e madhe pasi qumeshti eshte shume I ndjeshem ndaj cdo lloj papastertije. Larja kryhet me nje sistem te quajtur “CIP I LARJES”. Sistemi CIP automatic I pajisur me sistem PLC mundeson larjen automatike  te te gjitha pjeseve ne kontakt me produktin. Larja kryhet me solucion, sode kaustike dhe me acid te certifikuar, ne temperatura te larta , mbas cdo procesi teknologjik. Ne fund behet larja e ambjentit me solucion lares-dizifektues, qe deperton edhe ne poret me te thella. ne kete menyr realizojme nje larje perfekte dhe nje ambjent teper steril.

Parametrat e kontrollit të procesit monitorohen , regjistrohen dhe shqyrtohen sipas Planit të Cilësisë për të siguruar produkte pa difekte.

Proceset e prodhimit krahasohen përkundrejt standardeve më të mira - në - klasë në drejtim të përmirësimit të vazhdueshëm të infrastrukturës dhe të kërkesave të sistemit.

Paketimi

Materialet e paketimit të përdorura për produktet tona janë të kontrolluara, të miratuara dhe të lëshuara nga funksionet e Cilësisë sipas specifikimeve dhe kerkesave te kompanisë .

Paketimi është konsideruar të jetë operacioni më i ndjeshëm duke shmangur çdo kontaminim qe mund te ndodhi në produktet e përfunduara. Kontrollet e cilësisë perfshijne (p.sh. peshën neto , rrjedhjet, temperaturën etj).

Materiali i paketimit qe përdoret për produktet tona është me objektivin per tju ruajtur produkteve shijen, freskin dhe ate ruajtjen unike natyrore.


Shpërndarja

 Forca jonë qëndron në aderimin e qasjes se nje procesi sistematik së zinxhirit te shpërndarjes për të ofruar produkte me standardet me te larta te cilësisë  për klientët tanë dhe konsumatorët. Kjo përfshin ,

  1. Disponueshmërine e udhëzimeve standarde dhe normave për magazinimin , trajtimin , ruajtjen dhe plotesimin e kushteve per transport te sigurt te produkteve.
  2. Higjiene e larte e automjeteve të Transportit.
  3. Shperndaresit kujdesen per produktet deri ne dorezimin e tyre tek shitesit perfundimtar, duke I sistemuar dhe vendosur ne kushtet frigoriferike. 
  4. Monitorimi i parametrave të cilësisë (p.sh. higjiena , temperatura e magazinimit ) të zinxhirit të shpërndarjes


Dokumentacion për produktet e firmës "Erzeni"


Disa nga vlerësimet dhe cmimet e marra nga kompania  "Erzeni"