QENDRA E EKSPORTEVE SHQIPTARE
ALBANIAN EXPORT CENTER
HOTLINE :      +355 67 604 52 40      e Hë - e Pr  8:00  - 18:00
ADRESA :   Rr. "Gjin Bua Shpata", Pallatet e Aviacionit të Vjetër, Shk. 4, Kati i I, Ap.16, Tiranë

Lufra

Adress : Autostrada Lushnjë-Fier km7 Bishqethem, Lushnje 9001
E-mail contact : info@lufra.al
Telephon contact : +355 68 90 22 120
Company site : http://lufra.al/
PRODUKTET
  • Djathë: Djathë Feta 3.2%, 2%; Djathë i Bardhë 3.2%; Djathë Kaçkavall 3.2%
  • Dhallë: Dhallë familjare 1%, 1000ml; Dhallë për një person 1%, 400ml; Ayran 1.3%, 330ml; Dhallë në PET 0.8%, 500 ml
  • Qumësht: Përmbajtja e yndyrës 1.5%, 2%, 3.5%. Përmasa e paketimit: 1000ml, 1500ml
  • Kos: Kos i lëngshëm 2.5%, 750ml; Kos natyral 2%, 1000ml; Kos në PET 1.5%, 1000ml; Kos në gota 200ml, 2%; Kos në gota 380ml, 2%
  • Gjalp: Gjalp i freskët 0.1 kg, 0.25 kg, 0.5 kg; Përmbajtja e yndyrës: 80%
  • Salcë: Salcë Kosi 0.45 kg, 1 kg; Përmbajtja e yndyrës: 10%
HISTORIKU
SOT. Fabrika e përpunimit të qumështit “Lufra” nisi që në vitin 1992 dhe puna jonë ka ardhur duke u përmirësuar nga ajo kohë. Që në fillimet tona si një punishte e thjeshtë, e improvizuar në një dhomë shtëpie, ne kemi përcjellë të njëjtën frymë dhe parime pune, të cilat na kanë shpërblyer me rritjen eksponenciale të kapaciteteve tona prodhuese, zgjerimit të gamës së produkteve, dhe shërbimit të një tregu më të gjerë konsumatorësh në të gjithë Shqipërinë.

2015 RESPEKTOJMË NATYRËN
Impianti i pastrimit të ujërave dhe mbetjeve tokësore të fabrikës dhe kaldaja ekologjike me biomasë ulin ndotjen e tokës dhe ajrit në masën minimale. Përmes bashkëpunimit me TetraPak, kemi zëvëndësuar një pjesë të paketimeve plastike me paktime kartoni, i cili prodhohet nga burime të rinovueshme. Nëse nuk kemi një natyrë të pastër, nuk mundet kurrësesi të kemi një lëndë të parë aq cilësore dhe aq më tepër një produkt përfundimtar cilësor.
Çdo ditë sjellim në tryezat tuaja produktet më të shëndetshme të qumështit të freskët, të kontrolluara dhe të përpunuara sipas standarteve bashkëkohore Europiane.

2014 RRITJE E KAPACITETIT Lufra katërfishon kapacitetin prodhues dhe shtrirjen gjeografike të produkteve në të gjithë Shqipërinë, duke bërë një hap shumë të madh përpara konkurentëve të saj vendas.
KONTROLLI Kemi ngritur një laborator modern, i cili realizon analiza të plota e të gjithanshme për treguesit kimikë, bakterologjikë e organoleptikë të lëndëve të para dhe të produkteve përfundimtare.

2013 PAKETIMI TETRA TOP Lufra sjell për herë të katërt në të gjithë rajonin e Ballkanit paketimim më higjenik në botë për produktet e freskëta, paketimin TetraTop me sistemin ESL (extended shelflife). Linja e përpunimit dhe procesimit tashmë është tërësisht automatike, nga pranimi i lëndës së parë deri në paketimin e produktit final.
PËRPUNIMI DHE PAKETIMI Nis investimi më i madh dhe më inovativ për “Lufra”, i cili e vendos në të njëjtin rresht me kompanitë më cilësore në mbarë botën. Bashkëpunimi me dy kompani gjigande, “Priamo” i grupit “Della Toffola” për përpunimin dhe “TetraPak” për paketimin.

2010 MODERNIZIMI Pajisjet teknologjike të disa viteve më parë u zëvendësuan tërësisht me pajisje të reja me kapacitet mbi 20.000 litra në ditë (ose 200 herë më i lartë se kapaciteti në fill të punishtes, përpara 18 vjetësh). Procesi i prodhimit u automatizua dhe garantoi prodhimin e asortimenteve në funksion të kërkesave gjithnjë e në rritje të konsumatorit dhe standarteve të mirëpërcaktuara nga legjislacioni.
Ky vit solli një revolucion të vërtetë nga pikëpamja e investimit në teknologjinë e prodhimit, duke rritur cilësinë e produkteve me vlera të plota ushqimore sipas shijes së konsumatorit.

2009 CILËSIA NË FOKUS Për realizimin me sukses të punës ne i japin shumë rëndësi cilësisë së lëndës së parë. Ne bashkëpunojmë me fermat më të mëdha në vend, të cilat kanë nga 400 deri në 800 krerë lopë.
SIGURIA USHQIMORE Në aspektin e sigurisë ushqimore për konsumatorin konform standarteve, Lufra ka arritur të fitojë çertifikatën ISO 22000:2005. Kemi realizuar investime shtesë në drejtim të pastrimit të pajisjeve me sistemin CIP (Sistem automatik i larjes), si dhe linjën e filtrimit të ujit (osmozë).

1997 TEKNOLOGJI E RE Lufra zgjerohet me ndërtimin e ambienteve të reja, që u shoqëruan me rritjen e teknologjisë së prodhimit përmes shtimit të pajisjeve si kaldaja për prodhimin e avullit, kazanet me mure të dyfishtë në kapacitete të ndryshme, pasterizatori, skrematriçe, pajisjet për ftohje, makineri për mbushjen dhe paketimin e qumështit dhe kosit, dhomat frigoriferike dhe të ngrohjes, etj.  Kapaciteti ditor kalon në 9000 deri 12000 litra në ditë. Zgjerohet gama e asortimenteve të prodhuara, për të qënë sa më kompetitivë në treg. Prezantimi i artikujve kos, qumësht, salcë kosi, gjalpë, në nivel Europian.

1992 FILLIMI YNË “Lufra” zë fill si një punishte e thjeshtë e improvizuar në një nga dhomat e shtëpisë, me pajisje me kapacitet të kufizuar (deri në 1000 litra qumësht në ditë). Teknologjia e përdorur realizonte vetëm një artikull: djathë i bardhë në temperaturën 84 gradë.


Si ndodh Magjia në Fabrikat Lufra
Proçesi i prodhimit të produkteve të bulmetit me cilësi të lartë deri tek shpërndarja në shtëpitë tuaja.
Fermat. Fabrika furnizohet me qumësht si lëndë e parë nga ferma të shëndeteshme nga sëmundjet, që realizojnë mjelje mekanike me higjenë të lartë, pa prezencën e antibiotikëve. Kjo është arritur nëpërmjet bashkëpunimit të ngushtë të stafit të Lufrës me fermerët si edhe me specialistët veterinerë që operojnë në zone.
Teknologjia. Produktet tona prodhohen me teknologji të përparuar bashkëkohore. Ne punojmë me teknologji moderne të prodhimit Italian të çertifikuar sipas ISO 22000: 2005.
Stafi. Gjithë proçesi teknologjik udhëhiqet nga inxhinierë teknologë dhe specialistë që njohin mirë teknologjinë e bulmetit të cilët janë gjithnjë në rritje të nivelit të tyre dhe realizojnë produkte cilësore me vlera të plota ushqyese e sipas shijes se konsumatorit.
Konsumatori. Ne ofrojmë produkte 25000 familjeve çdo vit. Çdo vit konsumohen 3.3 milion shishe qumësht Lufra. Ne ofrojmë dhe shërbimin HoReCa që nga viti 2014, duke shpërndarë produktet tona të bulmetit tek hotelet, restorantet, dhe shërbimet katering.


Misioni, Vizioni, Strategjia dhe Vlerat Tona
  • ZHVILLIMI I PERSONAVE. Çdo person ka një vlerë të madhe, prandaj Lufra i jep rëndësi zhvillimit të dinjitetit personal për tolerancën, transparencën dhe sigurinë në funksion të marrëdhënieve me konsumatorin.
  • VLERAT E ARRITURA. Për Lufren është i rëndësishëm përqendrimi në arritjen e standardit më të lartë duke qënë të angazhuar në ruajtjen e principit të etikes së biznesit, ndershmërisë dhe respektit absolut për ligjin e ushqimit që rregullon raportet midis shtetit e konsumatorit dhe realizon kështu filozofine e Lufrës ‘’Gjithshka cilësore për kosumatorin, shijen dhe kërkesat gjithnjë në rritje të tij ‘’.
  • ORIENTIMI NGA KLIENTËT. Konsumatorët janë gjithnjë në pritje të vlerësimit të nevojave të tyre për produktet e bulmetit nga kompanitë e ndryshme. Lufra nga ana e saj e garanton këtë duke siguruar kënaqësi autentike nëpërmjet forcës së produkteve që gjenerojnë mirëqënien për konsumatorët.
  • PËRGJEGJËSIA SOCIALE. Lufra operon duke tentuar të vlerësojë nevojat në përgjithesi dhe kontribuon në zhvillimin e komunitetit ku operon. Jane krijuar marrëdhënie të mira me fermeret duke ndikuar tek ata te ngrenë nivelin ekonomik, por dhe atë social e civil të tyre.
  • MISIONI. Misioni jonë kryesor është të kujdesemi për ju duke ju ofruar cdo ditë ushqime të freskëta dhe të shëndetshme.
  • VIZIONI. Të qëndrojmë gjithmonë kompania lider në cilësinë e produkteve që prodhojme dhe tregëtojmë, kudo ku ne do të operojmë.
  • INOVACIONI - KRIJIMTARIA. Inovacioni ka qënë dhe është esencial për ne vazhdimisht, çdo punonjës pëfshihet në krijimtari në funksion të rritjes së kapaciteteve teknike e cilësisë, për të ndërmarrë rreziqe dhe për t’i përballuar ato.
  • CILËSIA.  Cilësia është themelore për aktivitetin tonë pasi ajo është kujdesi për konsumatorin çka në pretendojmë të arrijmë. Jemi të përgjegjshëm në sigurimin e cilësise në çdo gjë që bëjmë në koherencë me strategjinë tonë për një kohë të gjatë.
  • INTEGRITETI. Arritja e suksesit varet nga kapaciteti për të patur përgjegjësi personale. Lufra tregon së është e integruar dhe është shembull i këtij përkufizimi. Gjithashtu Lufra është korrekte me ligjet e normat e nxjera për zbatim si dhe politikave të qeverisë për zhvillimin e bujqësisë.
  • PASIONI. Pasioni për suksesin, pasioni për të kontribuuar, pasioni për sjelljen janë vlerat që për Lufrën shërbejnë për të adresuar këtë pasion në arritjen e misionit të saj.

STRATEGJIA!
PREZENCA NË TREG: Lufra vazhdimisht ka zgjeruar tregun në të cilin ajo operon dhe sot mbulon të gjithe Republikën e Shqipërisë.
PRODUKTE TË SHENDETSHME: Kërkojmë gjatë gjithë kohës të përmirësojmë shëndetin tuaj duke përmirësuar produktet tona.
RESPEKTOJMË NATYREN: Duke qënë se cilësia dhe origjinaliteti i produkteve tona varet drejtpërdrejtë nga natyra, një nga strategjitë tona afatgjatë është ta respektojmë atë.