QENDRA E EKSPORTEVE SHQIPTARE
ALBANIAN EXPORT CENTER
HOTLINE :      +355 67 604 52 40      e Hë - e Pr  8:00  - 18:00
ADRESA :   Rr. "Gjin Bua Shpata", Pallatet e Aviacionit të Vjetër, Shk. 4, Kati i I, Ap.16, Tiranë

FIX PRO

Country : Albania
E-mail contact : bonashuti@hotmail.com
Telephon contact : +355 04 245 35 55
Company site : http://sallamfix.al
PRODUKTET
  • Sallame
  • Grill & Barbeque
  • Salçiçe
  • Parizer
“FIX PRO” sh.p.k. është sallameria më e re në industrinë e përpunimit të mishit, e cila ushtron aktivitetin e saj që prej vitit 2003. Që prej 1992 administratori i saj vjen me një përvojë të gjatë duke u marrë me shijen dhe aromat e asortimenteve të cilat si fillim ishin të kufizuara. 
Me kalimin e kohës aktiviteti filloi të rritet në drejtim të shpërndarjes së produkteve në tregun rajonal dhe më pas në atë kombëtar. 
Sot Sallameri “FIK PRO” sh.p.k. është ndër më të mirat duke konkurruar në treg me shijen e saj që e diferencon nga të tjerat. 
Ne ndjehemi krenarë që ofrojmë për tregun dhe konsumatorin shijen unike dhe të papërsëritshme të produkteve FIX. 
Llojshmëria e produkteve të ofruar dhe gama e madhe e shijeve të veçanta dhe unike të sallamrave, salçiçeve, proshutave dhe produkteve të tjera e kanë bërë Sallamerinë “FIX PRO” sh.p.k. si të vetmen që zotëron shijen, aromën dhe cilësinë më të lartë në treg. 
Teknologjia e përparuar e përdorur për prodhimin e paketimin e produkteve garanton një cilësi të lartë dhe shije unike e shumë të mirë të tyre, në përputhje me standartet e kërkuara nga sistemet e cilësisë, për këtë “FIX PRO” sh.p.k. zotëron Certifikatën EN-ISO-22000:2005. 
Qendra e firmës është në qytetin e Korçës, por produktet e saj shpërndahen në të gjithë Shqipërinë. Sallameria ka dhe degë të saj (Filiale) në Tiranë dhe Fier, por prezenca e produkteve FIX është në të gjitha qytetet kryesore të vendit.  
Ne mund të na gjeni kudo, mjafton të na kërkoni dhe shija FIX do të jetë në tryezën tuaj, në çdo rast të veçantë, në çdo gëzim familjar e shoqëror, aktivitete private apo në festa dhe evente gjigande.

Fabrika
  Fabrika jonë ka një sipërfaqe prej 1400m2 dhe përdor teknologjinë më të fundit gjermane të përpunimit të mishit.
Pikat e shpërndarjes  FiX PRO ka një rrjet shpërndarje që përfshin të gjitha qytetet kryesore të Shqipërisë
Restorantet FIX   FIX PRO ka një zinxhir restorantesh të sukseshme në të gjithë zonat e Shqipërisë. Në të gjitha restorantet tona cilësia është prioritet.
Recetat FIX   FIX PRO ka një shumllojshmeri recetash që janë krijuar duke ndjekur traditen e zonës nga mjeshtrat e përpunimit të mishit