QENDRA E EKSPORTEVE SHQIPTARE
ALBANIAN EXPORT CENTER
HOTLINE :      +355 67 604 52 40      e Hë - e Pr  8:00  - 18:00
ADRESA :   Rr. "Gjin Bua Shpata", Pallatet e Aviacionit të Vjetër, Shk. 4, Kati i I, Ap.16, Tiranë

LAJM!
Në lidhje me ndryshimet e menjëhershme në legjislacion, njoftimet e aktiviteteve dhe ngjarjeve, informacionin përkatës dhe të dobishëm. Të jetë i përditësuar! Të përshtatet me kushtet e reja të të bërit biznes me ne.

Informalitetit në biznes: Dita "Për një ekonomi më të drejtë"

Informalitetit në biznes: Dita "Për një ekonomi më të drejtë"

Dita "Për një ekonomi më të drejtë", një ditë për të sensibilizuar opinionin e gjerë publik ndaj efekteve negative të fenomenit të Informalitetit, dhe nevojës për të luftuar bashkërisht çdo formë të tij e kudogjendur në ekonominë Shqipëtare.

Albanian Food Industry dhe Qendra e Eksporteve Shqiptare ne bashkepunim me Bashkimin Tregtar të Shqipërisë” synojnë që nëpërmjet kësaj nisme të sipërmarrjes së lirë në vend të sensibilizojë opinionin e gjerë publik mbi nevojën për ti thënë JO Informalitetit.

Për të shpërndarë mesazhin tonë “Për një ekonomi më të drejtë” më 12 Tetor marshojmë në Bulevardin “Dëshmoret e Kombit”  nga ora 15:00 deri në orën 16:00.

Të gjithë pjesmarrësit në Marshim dhe qytetarët të cilët dëshirojnë të solidarizohen me këtë nisme, do të pajisen me një tullumbac të zi si një gjest simbolik, duke krijuar kështu të gjithë bashkë një njollë të zezë (informalitetin), njollë e cila perfaqëson “paradën” e përditshme në qiell të hapur të këtij fenomeni negativ në vendin tonë.

Në fund të këtij aktiviteti pjesmarrësit do të ftohen të kryejnë xhestin e tyre simbolik, të plasin tullumbacin e zi si revoltë ndaj këtij shqëtesimi të çdo aktori në vend.

VIDEO