QENDRA E EKSPORTEVE SHQIPTARE
ALBANIAN EXPORT CENTER
HOTLINE :      +355 67 604 52 40      e Hë - e Pr  8:00  - 18:00
ADRESA :   Rr. "Gjin Bua Shpata", Pallatet e Aviacionit të Vjetër, Shk. 4, Kati i I, Ap.16, Tiranë

LAJM!
Në lidhje me ndryshimet e menjëhershme në legjislacion, njoftimet e aktiviteteve dhe ngjarjeve, informacionin përkatës dhe të dobishëm. Të jetë i përditësuar! Të përshtatet me kushtet e reja të të bërit biznes me ne.

Eksporti - vendimtar për rritjen e ekonomisë shqiptare


Në Gusht 2017 eksportet e mallrave arritën vlerën 18 miliard lekë, duke u rritur me 12,0 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Rritja e eksporteve prej 12,0 %, këtë muaj është ndikuar kryesisht nga grupet: “Materiale ndërtimi dhe metale” me +6,1%, “Tekstile dhe këpucë” me +3,3 %, “Ushqime, pije, duhan” me + 1.7 %. Grupi që ka ndikuar negativisht në ndryshimin vjetor  të eksporteve, është: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me  -3,1 %.

Gjatë vitit 2016, rritja e eksporteve ishte pothuaj e papërfillshme, me vetëm  0.1% rritje në raport me vitin 2015. Gjithashtu, po sipas të dhënave të INSTAT, tregohet qartë që nuk kemi një rritje progresive as përgjatë 2017-ës, pasi eksportet  janë ulur me 25,6 %, në krahasim me muajin Korrik 2017.

Shqipëria është e vetmja në rajon që po përballet me një performancë jo të mirë të eksporteve. Vendet e tjera janë shumë më të diversifikuara si për sa u përket produkteve që eksportojnë, vlerës së shtuar të tyre, ashtu dhe destinacioneve (kujtojmë se Italia është pritësja e rreth 50% të eksporteve tona, duke e lënë vendin të varur nga zhvillimet në shtetin fqinj).

Qendra e Eksporteve Shqipare po lobon për promovimin produkteve shqiptare dhe hapjen e tregjeve të reja, si ai i Ukrahines, pasi rritja e eksporteve do t’i jepte një frymarrje të lirë ekonomisë  shqiptare.