QENDRA E EKSPORTEVE SHQIPTARE
ALBANIAN EXPORT CENTER
HOTLINE :      +355 67 604 52 40      e Hë - e Pr  8:00  - 18:00
ADRESA :   Rr. "Gjin Bua Shpata", Pallatet e Aviacionit të Vjetër, Shk. 4, Kati i I, Ap.16, Tiranë

LAJM!
Në lidhje me ndryshimet e menjëhershme në legjislacion, njoftimet e aktiviteteve dhe ngjarjeve, informacionin përkatës dhe të dobishëm. Të jetë i përditësuar! Të përshtatet me kushtet e reja të të bërit biznes me ne.

Përpunuesit e qumështit: Produktet tona të hyjnë në BE



Biznesi i  përpunimit dhe prodhimit të qumështit dhe nënprodukteve të tij që operon në Shqipëri kërkon që produktet e tyre të eksportohen ne vendet e BE dhe autoritetet shqiptare të bëjnë gjithçka për ta realizuar këtë. Këtij qëllimi i ka shërbyer së fundi një takim i Shoqatës së Eksportuesve me përfaqësues të  Ministrisë së Ekonomisë dhe përfaqësues  nga  Ministria e Bujqësisë.

Shqipëria prodhon shumë qumësht dhe produkte qumështi. Por kompanitë nuk punojnë në kapacitetin e tyre të plotë për shkak të mungesës së tregut. Shqipëria nuk lejohet të eksportojë qumësht dhe produkte të qumështit në tregun e BE-së, që në fakt mund të jetë një mundësi e madhe për industrinë e bulmetit në vend.

Lexoni më shumë:

RRUGA E QUMËSHTIT DREJT BE

Përpunuesit e qumështit: Produktet tona të hyjnë në BE BioNews