QENDRA E EKSPORTEVE SHQIPTARE
ALBANIAN EXPORT CENTER
HOTLINE :      +355 67 604 52 40      e Hë - e Pr  8:00  - 18:00
ADRESA :   Rr. "Gjin Bua Shpata", Pallatet e Aviacionit të Vjetër, Shk. 4, Kati i I, Ap.16, Tiranë

LAJM!
Në lidhje me ndryshimet e menjëhershme në legjislacion, njoftimet e aktiviteteve dhe ngjarjeve, informacionin përkatës dhe të dobishëm. Të jetë i përditësuar! Të përshtatet me kushtet e reja të të bërit biznes me ne.

Dritë jeshile per kompanitë që presin në radhë për skanimin e mallrave në pikat kufitare

Dritë jeshile per kompanitë që presin në radhë për skanimin e mallrave në pikat kufitare


Pas ecejakesh të pafund dhe advokimit sistematik nga Qendra e Eksporteve Shqiptare (Alb Export) dhe Albanian Food Industry (AFI), problemi i pritjes së gjatë nga kompanitë e import – eksportit, për shkak të skanimit të mallrave në skanerat doganorë, po shkon drejt zgjidhjes përfundimtare.

Dje, ne date 06/09/17,  Z. Alban Zusi President i Alb Export dhe Drejtor Ekzekutiv  i AFI u takua me Drejtoreshën e Përgjithshme të Doganave Znj. Belinda Ikonomi, në zyrat e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, ku u diskutua shqetësimi dhe dëmi që ju shkaktohet këtyre kompanive për shkak të orareve të kufizuara për skanimin e mallrave, shqetësime të ngritura nga anëtarët e Alb Export/AFI a jo vetëm.

Menjëherë, pas këtij takimi, Drejtoresha e Përgjithshme e Doganave u dha udhezim zyrtar të gjitha pikave rajonale te kalimit kufitar qe skaneri i doganes duhet te jete ne sherbim te biznesit 24 ore ne dite. Gjithashtu, Drejtoria e Doganave ka filluar negociatat me kompanitë private që administrojnë procedurat e funksionimit të skanerit, për shërbimin 24 orë.

“Ky është një hap tejet i rëndësishëm për t’i dhënë zgjidhje problematikës se pritjes së gjatë në radhe kompanive të import – eksportit, pritje që sjell shume dëme për bizneset” – tha Z. Alban Zusi.  “Sigurisht në jemi të vetëdijshëm që duhen të ndërmerren edhe hapa të tjera për përmirësimin e të gjithë ciklit të kalimit të pikave kufitare të mallrave” – shton ai.

********

Me një urdhër të Drejtorisë së Doganave në fund të vitit 2015, në pikat doganore shërbimi skanimit të mallrave të import – eksportit bëhej me orar të reduktuar. Ky orar i reduktuar dhe ciklin i plotë i ngarkimit të mallit dhe zhdoganimit, sjell një kosto për parkim doganor; rritje kostosh të transportit, vonesa në dhe humbje afatesh me kompanitë blerëse të mallit, si dhe rrezik të lartë për prishjen e ushqimeve.