QENDRA E EKSPORTEVE SHQIPTARE
ALBANIAN EXPORT CENTER
HOTLINE :      +355 67 604 52 40      e Hë - e Pr  8:00  - 18:00
ADRESA :   Rr. "Gjin Bua Shpata", Pallatet e Aviacionit të Vjetër, Shk. 4, Kati i I, Ap.16, Tiranë

LAJM!
Në lidhje me ndryshimet e menjëhershme në legjislacion, njoftimet e aktiviteteve dhe ngjarjeve, informacionin përkatës dhe të dobishëm. Të jetë i përditësuar! Të përshtatet me kushtet e reja të të bërit biznes me ne.

Takimi/ Eksporti produkteve shqiptare drejt Ukrainës

Takimi/ Eksporti produkteve shqiptare drejt Ukrainës

AFI dhe Qendra e Eksporteve Shqiptare vijojnë përpjekjet për të mundësuar eksportin e produkteve shqiptare, drejt tregjeve të Ukrainës.

Për të çuar përpara memorandumet e bashkëpunimit, të nënshkruara në Dhjetor 2016 mes  Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Doneskut me Qendrën e Eksporteve Shqiptare , gjatë forumit të biznesit Ukrainë-Shqipëri, në ambientet e Ministrisë së Ekonomisë u zhvillua një takim i përbashkët.

Në këtë takim morën pjesë  Alban Zusi Drejtor Ekzekutiv i Albanian Food Industry, sëbashku me Znj. Elvira Sevostianenko Sekretare e Përgjithshme e Qendrës së Eksporteve Shqiptare, ku të pranishëm ishin përfaqësues nga ministritë e Ekonomisë dhe Bujqësisë si dhe autoritetet e AKU-s.

Bashkëbiseduesit në këtë takim e quajtën të rëndësishëm për ekonominë shqiptare zgjerimin e tregjeve ku mund të eksportohet në mënyrë të veçantë atë Ukrainas.

Alban Zusi Drejtor Ekzekutiv i Albanian Food Industry, u shpreh se autoritetet shqiptare duhet të nisin negociatat me autoritetet ukrainase për njohjen e ndërsjellët nga të dy vendet  të certifikatave veterinare si dhe ato të standarteve.

Që prej muajt Prill deri më tani ekspertët e AFI-t, kanë dërguar një mori me shkresa ku nxisin atoritetet shqiptare të vihen në lëvizje për njohjen e ndërsjelltë të këtyre certifikatave.

Znj. Elvira Sevostianenko Sekretare e Përgjithshme e Qendrës së Eksporteve Shqiptare, e cilësoi këtë takim si një hap përpara për të mundësuar eksportin e prodhimeve shqiptare të qumështit dhe mishit drejt Ukrainës dhe tregjeve të tjera.