QENDRA E EKSPORTEVE SHQIPTARE
ALBANIAN EXPORT CENTER
HOTLINE :      +355 67 604 52 40      e Hë - e Pr  8:00  - 18:00
ADRESA :   Rr. "Gjin Bua Shpata", Pallatet e Aviacionit të Vjetër, Shk. 4, Kati i I, Ap.16, Tiranë

LAJM!
Në lidhje me ndryshimet e menjëhershme në legjislacion, njoftimet e aktiviteteve dhe ngjarjeve, informacionin përkatës dhe të dobishëm. Të jetë i përditësuar! Të përshtatet me kushtet e reja të të bërit biznes me ne.

Draft ligji për Inspektimin e Përgjithshëm . Alban Zusi, paraqet propozimet e AFI

Draft ligji për Inspektimin e Përgjithshëm . Alban Zusi, paraqet  propozimet e AFI


Alban Zusi Derejtor Ekzekutiv i Albanian Food Industry, sëbashku me Znj. Elvira Sevostianenko Sekretare e Përgjithshme e Qendrës së Eksporteve Shqiptare, morën në pjesë në konsultimin e zhvilluar nga Inspektorati i Përgjithshëm  me temë reformimin e sistemit të inspektimeve në Republikën e Shqipërisë.

Në emër të anëtarëve të AFI dhe Qendrës së Eksporteve Shqiptare, Alban Zusi u shpreh se “biznesi ka qenë tejet entuziast kur u ndërmor nisma dhe u miratua ligji aktual në fuqi për inspektimin, i cili sanksionon disa parime themelore  dhe rregulla bazike - zbatimi i të cilave në tërësi në këto vite lë shumë për të dëshiruar.

Duke u ndalur në  draft ligjin “Për disa shtesa e ndryshime në ligjin Nr. 10433 datë 16.06.2011 “Për Inspektimin në Republikën e Shqipërisë” Alban Zusi bëri disa propozime konkrete për të parandaluar përdorimin e inspektimit si ‘hanxhar’ e mjet presioni për dhënie mite apo më keq akoma për të parandaluar diskriminimin në funksion të veprimeve kriminale të një konkurrenti kundër konkurrentëve të tjerë etj.

Sipas Alban Zusit duhet të përcaktohet në ligj detyrimi i inspektorateve që të bëjnë vlerësimin e riskut për fushën e vet të veprimtarisë dhe më tej edhe ta publikojnë atë.

Gjithashtu duhet të përcaktohet në ligj detyrimi i inspektorateve që të publikojnë raport çdo 6 mujor (na duket pak të përcaktohet vjetor) për arritjet e punës së tyre.

Në të njëjtën kohë duhet të përcaktohet në ligj detyrimi që secili Inspektorat, duke ruajtur të dhënat konfidenciale të subjekteve, për qëllime të informimit, të publikojë në faqen e saj zyrtare të internetit.

Çdo tre muaj duhet të publikohet  një buletin informativ mbi vendimet e formës së prerë të Gjykatës Administrative të Apelit, të Gjykatës së Lartë dhe të Gjykatës Kushtetuese për çështjet e fushës dhe në bazë të tyre reflekton vendimet teknike te cilat zbatohen për raste të tjera të ngjashme.

Në gjykimin tonë, theksoi Alban Zusi inspektimi përveç se mjet për të ndëshkuar shkelësit është e duhet të jetë si sondazh në terrenin konkret dhe në këtë kuptim gjetjet e problematikat duhet të vlerësohen prej institucionit/inspektoratit përveçse në aspektin e ndëshkimit të rastit konkret edhe në aspektin e bërjes së rekomandimeve ndaj institucionit të linjës për të marrë masa korrigjuese apo vendime e iniciativa ligjore për përmirësime të tilla që të impaktojnë në parandalimin e shkeljeve

“Gjykojmë se është e domosdoshme të sanksionohet në ligj detyrimi i inspektoratit që, në vendimin e marrë apo së paku në vendimin e marrë në shqyrtim të ankimit të subjektit të dënuar, jo vetëm ti pasqyrojë pretendimet/kontestimet e subjektit të inspektuar por edhe të shpreh me shkrim dakortësinë apo kundërshtimet/pavlefshmërinë e argumenteve të subjektit përball gjetjeve dhe vendimit të marrë. Në rastin kur kundërshtohen argumentat e subjektit të inspektuar, ky kundërshtim duhet të jetë i arsyetuar dhe bazuar në norma specifike” deklaroi Zusi.

Për të lexuar propozimet e plota të AFI dhe Qendrës së Eksporteve Shqiptare kliko në këtë link.

----------------------------------------------------------------------------- 

Funksioni dhe misioni Inspektoriatit të Përgjithshëm

Dy vite më parë Qeveria Shqiptare ndërmori një reformë të thellë të inspektimeve për të mundësuar arritjen e njëkohshmë të dy qëllimeve bazë : Rritjen e efektivitetit të trupave inspektuese në parandalimin e risqeve. Uljen e barrës administrative dhe kostove mbi veprimtarinë e biznesit.

Inspektorati Qendror ka për mision përmirësimin e efektivitetit dhe përgjegjshmërisë së veprimtarive të inspektimit në Republikën e Shqipërisë.

Inspektorati Qëndror ka këto funksione: