Ngricat dhe mungesa e serave me ngrohje kanë dëmtuar prodhimet shqiptare duke rritur nevojën për produkte importi dhe çmime të larta. Kreu i Qendrës Shqiptare të Eksporteve, Alban Zusi, në një intervistë për Ora News sheh si zgjidhje për financimin e serave dhe uljen e çmimeve të hidrokarbureve për bujqësinë."/>
QENDRA E EKSPORTEVE SHQIPTARE
ALBANIAN EXPORT CENTER
HOTLINE :      +355 67 604 52 40      e Hë - e Pr  8:00  - 18:00
ADRESA :   Rr. "Gjin Bua Shpata", Pallatet e Aviacionit të Vjetër, Shk. 4, Kati i I, Ap.16, Tiranë

LAJM!
Në lidhje me ndryshimet e menjëhershme në legjislacion, njoftimet e aktiviteteve dhe ngjarjeve, informacionin përkatës dhe të dobishëm. Të jetë i përditësuar! Të përshtatet me kushtet e reja të të bërit biznes me ne.

Dëmtimi i prodhimit vendas - Importi mbush tregjet, Zusi: Të financohen serat me ngrohje

Dëmtimi i prodhimit vendas - Importi mbush tregjet, Zusi: Të financohen serat me ngrohje

Ngricat dhe mungesa e serave me ngrohje kanë dëmtuar prodhimet shqiptare duke rritur nevojën për produkte importi dhe çmime të larta. Kreu i Qendrës Shqiptare të Eksporteve, Alban Zusi, në një intervistë për Ora News sheh si zgjidhje për financimin e serave dhe uljen e çmimeve të hidrokarbureve për bujqësinë.

 

Rritja e çmimeve për frutat dhe perimet në periudhën e post festave të fund vitit sipas presidentit të Qendrës Shqiptare të Eksporteve, Alban Zusi, është një fenomen i zakonshëm për Shqipërinë në kushtet kur produktet e importit zënë peshën kryesore.

Zusi: Ne kemi këtë lloj varësie gjithmonë në periudhën e dimrit ku importi fillon dhe plotëson nevojat e tregut vendas. Por sivjet duke qenë se temperaturat ranë shumë, patëm dhe periudha ngricash, kjo ishte më e ndjeshme.

Sipas Zusit për të shmangur fenomenin e rritjes së çmimeve, qeveria duhet të financojë fermat bujqësore dhe të sigurojë serat me ngrohje në mënyrë që të mos prekemi më nga dëmtimet e prodhimeve si pasojë e ngricave.

Zusi: Zgjidhja e kësaj problematike është që sa më shpejt duhet që Ministria e Bujqësisë të fillojë të mendojë për zgjidhje inovative, për energji me kosto të ulët dhe mundësisht me forma mbështetëse për fermerët në mënyrë që të paktën një pjesë e serave që janë ndërtuar në Shqipëri të jenë dhe me ngrohje. Kjo do të çonte drejt zerimit total të importit, kryesisht të perimeve.

Për të arritur këtë, Alban Zusi shpjegon se qeveria duhet të ndërmarrë politika për të ulur çmimin e hidrokarbureve.

Zusi: Bujqësia shqiptare, burimet e saj energjitike, është ndoshta e vetmja në Europë që i ka të taksuara si çdo qytetar i thjeshtë që shkon dhe furnizon makinën në një pikë karburanti. Kjo nuk është normale. Ka vullnet politik, por kjo ka ngecur në problemet teknike të cilat ende nuk po arrijnë të guxojnë dhe të gjejnë zgjidhjen e duhur.

Çmimet në tregje të fruta-perimeve kanë pësuar rritje të ndjeshme pas temperaturave të ulëta dhe ngricave që kaloi vendi ynë.