QENDRA E EKSPORTEVE SHQIPTARE
ALBANIAN EXPORT CENTER
HOTLINE :      +355 67 604 52 40      e Hë - e Pr  8:00  - 18:00
ADRESA :   Rr. "Gjin Bua Shpata", Pallatet e Aviacionit të Vjetër, Shk. 4, Kati i I, Ap.16, Tiranë

LAJM!
Në lidhje me ndryshimet e menjëhershme në legjislacion, njoftimet e aktiviteteve dhe ngjarjeve, informacionin përkatës dhe të dobishëm. Të jetë i përditësuar! Të përshtatet me kushtet e reja të të bërit biznes me ne.

Eksportet në pikiatë nga zhvlerësimi i euros dhe politikat fiskale


Eksportet në pikiatë nga zhvlerësimi i euros dhe politikat fiskale

Zhvlerësimi i euros, por edhe politikat fiskale në vend kanë dëmtuar rëndë eksportet shqiptare.Eksportuesit shqiptarë kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme të Bankës së Shqipërisë pasi kjo situatë sipas tyre ndikon direkt në punësim dhe në rritjen e emigrantëve. Sipas INSTAT në 7 muaj eksportet ranë me 2.6%.

Eksportet  “Made in Albania” kanë rënë  me 2.6% në shtatë muaj.Eksportuesit japin alarmin se kjo situatë ka ardhur si pasojë e zhvlerësimit të euros, por edhe për shkak të politikave fiskale të qeverisë.

Drejtuesi i Qendrës Shqiptare të Eksporteve, Alban Zusi, shprehet se rënia e eksporteve po dëmton rëndë ekonominë.

Alban Zusi: Arsyeja e rënies së eksporteve që e kemi thënë që vitin e kaluar i dedikohet zhvlerësimit të monedhës euro ose mbivlerësimit të monedhës vendase shqiptare, apo dhe politikat e tjera fiskale si taksimi i Rrugës së Kombit.

Ata i bëjnë apel Bankës së Shqipërisë që të reagojë sa më parë dhe të gjejë një zgjidhje për zhvlerësimin e euros.

Alban Zusi: Do ishte jashtëzakonisht mirë që kushdo duke filluar nga Banka e Shqipërisë të japë hipotezat e saj për këtë që ka ndodhur, cilat janë arsyet, pse po bien eksportet e tekstileve, pse është ulur ritmi i eksportit të produkteve bujqësore ushqimore.

Sipas Zusit kjo situatë po ul ndjeshëm punësimin dhe po rrit emigracionin në vend.

Alban Zusi: Nëse këto industri nuk vazhdojnë të gjenerojnë vende të reja pune atëherë ne kemi pak shanse për të frenuar emigracionin, largimin e njerëzve nga ky vend.

Zhvlerësimi i euros parashikohet të ndikojë duke sjellë 600 miliardë lekë vetëm si rezultat i efekteve në eksporte, turizëm dhe remitanca.

Intervista e plotë: http://oranews.tv/article/eksportet-ne-pikiate-nga-zhvleresimi-i-euros-dhe-politikat-fiskale

Burimi: Ora News