QENDRA E EKSPORTEVE SHQIPTARE
ALBANIAN EXPORT CENTER
HOTLINE :      +355 67 604 52 40      e Hë - e Pr  8:00  - 18:00
ADRESA :   Rr. "Gjin Bua Shpata", Pallatet e Aviacionit të Vjetër, Shk. 4, Kati i I, Ap.16, Tiranë

LAJM!
Në lidhje me ndryshimet e menjëhershme në legjislacion, njoftimet e aktiviteteve dhe ngjarjeve, informacionin përkatës dhe të dobishëm. Të jetë i përditësuar! Të përshtatet me kushtet e reja të të bërit biznes me ne.

Zhvillimi i kapaciteteve të kompanive të agrobiznesit për eksportet

Zhvillimi i kapaciteteve të kompanive të agrobiznesit për eksportet


Përmirësimi i eksporteve është një proces i gjatë dhe i vështirë, që kërkon jo vetëm standarde, çertifikim, pjesëmarrje në panaire por edhe njohuri mbi tregjet me vlera të larta, zhvillim të strategjive të eksporteve dhe marketingut të kompanive, kapacitete njerëzore si dhe marrëdhënie ndërkulturore.

Si pjesë e punës së Qendrës së Eksporteve për promovimin dhe nxitjen e eksporteve dhe me mbështetje të RisdiAlbania, në daten 6 Gusht 2019, në Hotel Hilton në Tiranë, u zhvillua një workshop për eksportet, me një nga ekspertet e çertifikuara ndërkombëtare. Në të morën pjesë kompanitë më të mëdha të sektorit të fruta – perimeve, bimëve mjekësore aromatike dhe si dhe kompani përpunimi të mishit (sektor për të cilin Qendra e Eksporteve Shqiptare lobon vazhdimisht për hapjen e eksporteve në BE e më gjerë).

“Përveç lobimit për rregullimin e duhur ligjor që të krijohet një klimë e favorshme për bizneset eksportuese, AFI synon gjithashtu që të ngrejë kapacitetet e bizneseve për eksplorimin e tregjeve të reja, krijimin e një strategjie kombëtare eksportesh dhe bashkepunimin ndërmjet sektorëve të agro-industrisë, si elementë kyç për zhvillimin e mëtejshëm të eksporteve,” u shpreh gjatë fjalës së hapjes, Z. Alban Zusi, President i Qendrës së Eksporteve Shqiptare,.

Workshopi ishte interaktiv dhe u fokusua kryesisht në zhvillimin e kapaciteteve të kompanive për përmirësimin e strategjive të eksporteve, marketingut, trendeve dhe dinamikave ndërkombëtare të eksportit – perspektivës së shkëmbimeve tregtare deri në vitet 2050, teknologjisë etj.

“Eksporti nuk është hobi, por punë e vështirë që kërkon shumë planifikim dhe menaxhim ndërmjet kufijve, gjuhëve, kulturave, kohëve dhe teknologjive,” nënvizoi ekspertja ndërkombëtare Asetila Kőestinger gjatë workshopit.

Eksportet shqiptare janë zhvilluar ndjeshëm në 30 vitet e fundit, duke u konsoliduar në tregjet rajonale dhe duke synuar futjen në tregje ndërkombëtare me vlerë të lartë. Ndërtimi i kapaciteteve të kompanive eksportuese dhe hartimi i një strategjie eksporti janë themelore për prezencën e kompanive shqiptare në tregje me vlera të larta.

Qendra e Eksporteve Shqiptare, si organizatë që mbështet interesat e anëtarëve të saj, përfaqësues të agrobizneseve nga sektorë të ndryshëm të bujqësisë shqiptare, do të vazhdojë organizimin e aktiviteteve të tjera me fokus eksportet.