QENDRA E EKSPORTEVE SHQIPTARE
ALBANIAN EXPORT CENTER
HOTLINE :      +355 67 604 52 40      e Hë - e Pr  8:00  - 18:00
ADRESA :   Rr. "Gjin Bua Shpata", Pallatet e Aviacionit të Vjetër, Shk. 4, Kati i I, Ap.16, Tiranë

LAJM!
Në lidhje me ndryshimet e menjëhershme në legjislacion, njoftimet e aktiviteteve dhe ngjarjeve, informacionin përkatës dhe të dobishëm. Të jetë i përditësuar! Të përshtatet me kushtet e reja të të bërit biznes me ne.

Forumi i Biznesit Shqipëri – Kroaci - Shqipëria dhe Kroacia angazhohen të bashkëpunojnë ekonomikisht pa barriera në të ardhmen

Forumi i Biznesit Shqipëri – Kroaci- Shqipëria dhe Kroacia angazhohen të bashkëpunojnë ekonomikisht pa barriera në të ardhmen

Gjatë forumit të biznesit që u mbajt në Tiranë, në 18 korrik 2019, përfaqësues të qeverisë dhe drejtues të Dhomës së Tregtisë së Shqipërisë ftuan investitorët kroatë për ta parë Shqipërinë si një vend potencial për të bërë biznes dhe për të investuar.

Ministri kroat i Ekonomisë tha se politikat administrative të Kroacisë do të jenë më lehtësuese për investitorët shqiptarë. Bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Kroacisë do të jetë në rritje edhe në aspektin ekonomik të të bërit biznes.

Tryeza e organizuar mes Dhomës Tregtare të Shqipërisë dhe Dhomës Ekonomike të Kroacisë në Tiranë dëshmoi se vendi ynë ka një klimë miqësore të të bërit biznes, pa përjashtuar dhe mundësitë që ofron bizneset eksportuese dhe turizmi shqiptar.

Energjia, infrastruktura, turizimi, agropërpunimi, bujqësia, manifaktura dhe shërbimet janë sektorë potencialë për bashkëpunime serioze në ekonominë shqiptare.

Dhjetëra kompani shqiptare, përfshi anëtarët e Qendrës së Ekporteve Shqiptare, dhe ato kroate morën pjesë në forum. Forumi vijoi me takime B2B me qëllim rritjen e investimeve dhe shkembimet tregtare mes të dyja vendeve.