"/>
QENDRA E EKSPORTEVE SHQIPTARE
ALBANIAN EXPORT CENTER
HOTLINE :      +355 67 604 52 40      e Hë - e Pr  8:00  - 18:00
ADRESA :   Rr. "Gjin Bua Shpata", Pallatet e Aviacionit të Vjetër, Shk. 4, Kati i I, Ap.16, Tiranë

LAJM!
Në lidhje me ndryshimet e menjëhershme në legjislacion, njoftimet e aktiviteteve dhe ngjarjeve, informacionin përkatës dhe të dobishëm. Të jetë i përditësuar! Të përshtatet me kushtet e reja të të bërit biznes me ne.

Forum mbi Sistemin e Njohurive dhe Inovacionit në Bujqësi

Forum mbi Sistemin e Njohurive dhe Inovacionit në Bujqësi


Me datë 9 korrik 2019, përfaqësues të Albanian Food Industry (AFI) morën pjesë në forumin e organizuar nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (MBZHR) me temë: "Sistemi i Njohurive dhe Inovacionit në Bujqësi (AKIS)", me mbështetjen e GIZ dhe projektit IPESA të financuar nga BE.

Ky forum hedh hapin e parë të bashkëpunimit ndërmjet aktorëve të AKIS në Shqipëri, në lidhje me shkëmbimin dhe përcjelljen e njohurive dhe shërbimeve në zonat rurale.

Ndër aktorët kryesorë të AKIS janë: MBZHR, Universiteti Bujqësor, Qendrat e Transferimi të Teknologjive Bujqësore (QTTB-të), Agjencitë Rajonale të Ekstensionit Bujqësor (AREB-et), Agjencitë e Shërbimit Veterinar dhe Mbrojtjes së Bimëve (ASHVMB), organizatat e fermerëve dhe të agrobiznesit, donatorë etj. Të gjithë këta aktorë kanë në fokus dhe në qendër të veprimeve të tyre fermerin, i cili duhet të përfitojë, të zhvillohet dhe të rrisë të ardhurat përmes bashkërëndimit të punës, burimeve financiare dhe sinergjisë të aktorëve të mësipërm.

Në forum mori pjesë edhe Z. Tom Kelly, Presidenti i Bordit të Forumit Evropian për Shërbimin Këshillimor në Bujqësi dhe Zhvillim Rural (EUFRAS), një rrjet përfaqësuesish, ofrues publikë dhe privatë të shërbimit të ekstensionit.

Ashtu sic edhe u konstatua gjatë këtij takimi, ekziston një larmismëri aktorësh që veprojnë dhe koordinojnë në sektorin e bujqësisë. Por nga diskutimet e zhvilluara gjatë këtij forumi, ndërveprimi dhe bashkëpunimi i tyre nuk është në nivelet e dëshiruara, duke mos krijuar sinergjinë e nevojshmë për transmetimin e njohurive dhe informacionit tek fermerët.

Nga takimi doli qartë që duhet një angazhim dhe bashkërendim i të gjithë aktorëve të AKIS, në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm dhe konkurrues të sektorit dhe rritjes së të ardhurave në komunitetet rurale.

AFI është një aktor aktiv në sigurimin e imputit për reformat dhe politikat në shërbimin e ekstensionit, si dhe në ndarjen e njohurive me fermerët dhe agropërounuesit.