QENDRA E EKSPORTEVE SHQIPTARE
ALBANIAN EXPORT CENTER
HOTLINE :      +355 67 604 52 40      e Hë - e Pr  8:00  - 18:00
ADRESA :   Rr. "Gjin Bua Shpata", Pallatet e Aviacionit të Vjetër, Shk. 4, Kati i I, Ap.16, Tiranë

LAJM!
Në lidhje me ndryshimet e menjëhershme në legjislacion, njoftimet e aktiviteteve dhe ngjarjeve, informacionin përkatës dhe të dobishëm. Të jetë i përditësuar! Të përshtatet me kushtet e reja të të bërit biznes me ne.

Anëtarët e Qendrës se Eksporteve Shqiptare vizitojnë panairin Macfruit ne Itali

Anëtarët e Qendrës se Eksporteve Shqiptare vizitojnë panairin Macfruit ne Itali


Nga data 8-10 maj u zhvillua në Rimini të Italisë panairi i agrokulturës Macfruit, i cili sjell së bashku me qindra kompani italiane dhe europiane të fruta –perimeve dhe të shërbimeve mbështetëse në bujqësi.

Këtë vit morën pjesë në këtë panair edhe disa nga anëtaret e Albanian Export Center si: Lea 2019, Biotrade Albania dhe Agrimatco.

Gjatë këtij panairi, përveç takimeve B2B me biznese që operojnë në sektorin e fruta- perimeve dhe shërbimeve bujqësore, u ofrua edhe një seminar 3-ditor për bizneset pjesëmarrëse në këtë event. Gjithashtu u organizuan vizita në disa kompani përpunimi të frutave – perimeve në rajonin e Riminit.

“U larguam nga Macfruit shumë të kënaqur, pasi përveç seminarit, takimeve qe patëm me biznese homologe të Italisë dhe Europës, vizituam edhe fabrika përpunimi të fruta – perimeve, model të agropërpunimit të italian” tha Ardian Çitozi, Administrator i Lea 2019.