QENDRA E EKSPORTEVE SHQIPTARE
ALBANIAN EXPORT CENTER
HOTLINE :      +355 67 604 52 40      e Hë - e Pr  8:00  - 18:00
ADRESA :   Rr. "Gjin Bua Shpata", Pallatet e Aviacionit të Vjetër, Shk. 4, Kati i I, Ap.16, Tiranë

LAJM!
Në lidhje me ndryshimet e menjëhershme në legjislacion, njoftimet e aktiviteteve dhe ngjarjeve, informacionin përkatës dhe të dobishëm. Të jetë i përditësuar! Të përshtatet me kushtet e reja të të bërit biznes me ne.

Prodhuesit shqiptarë të fruta perimeve kërkojnë tregun europian

Prodhuesit shqiptarë të fruta perimeve kërkojnë tregun europian


Me moton “Prodhimet e freskëta shqiptare janë të parat në treg” eksportuesit shqiptarë të fruta-perimeve, përfshi edhe anëtarë të AFI-t, morën pjesë në panairin ndërkombëtar FRUIT LOGISTICA në Berlin në datat 6-8 shkurt 2019!

15 kompani shqiptare, të mbështetura edhe nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, projekti i qeverisë zvicerane RisiAlbania dhe GIZ, ishin pjesë e panairit më të madh për tregtimin e fruta-perimeve, duke ekspozuar vlerat e produkteve shqiptare për të siguruar kontrata të reja.

Panairi shërbeu si një mundësi e mirë për komapnitë shqiptare për të takuar kompanitë e mëdha eksportuese, për t’u ballafaquar me kërkesat dhe nevojat e tregut sa I takon cilësisë së produktit.