QENDRA E EKSPORTEVE SHQIPTARE
ALBANIAN EXPORT CENTER
HOTLINE :      +355 67 604 52 40      e Hë - e Pr  8:00  - 18:00
ADRESA :   Rr. "Gjin Bua Shpata", Pallatet e Aviacionit të Vjetër, Shk. 4, Kati i I, Ap.16, Tiranë

LAJM!
Në lidhje me ndryshimet e menjëhershme në legjislacion, njoftimet e aktiviteteve dhe ngjarjeve, informacionin përkatës dhe të dobishëm. Të jetë i përditësuar! Të përshtatet me kushtet e reja të të bërit biznes me ne.

Konventa e Prodhuesve do të mbahet me 29 dhe 30 Nëntor 2018

Konventa e Prodhuesve do të mbahet me 29 dhe 30 Nëntor 2018


Konventa e Prodhuesve të Kosovës, që organizohet nga Klubi i Prodhuesve të Kosovës, ka për qëllim fuqizimin e sektorit të prodhimit dhe promovimi i produkteve “Made in Kosova”.

Konventa e Prodhuesve do të mbahet me 29 dhe 30 Nëntor 2018, në Hotelin Emerald në Prishtinë.

Në këtë event dyditor marrin pjesë Kryeministri Ramush Haradinaj dhe Kryeparlamentari Kadri Veseli, Shoqata Prodhuesish, Dhoma Tregtie dhepërfaqësues të bizneseve prodhuese në Shqipëri e në Kosovë.

Përgjatë kësaj konvente do organizohet edhe B2B me datën 29 Nëntor nga ora 16:00 në mes kompanive rajonale me qëllim të fuqizimit të tregtisë mes vendeve në rajon. Kompanitë shqiptare ftohen të marrin pjesë në këto takime B2B pëe të promovuar produktet “Made in Albania”.

Konventa mbështet nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës dhe aktorë tjerë si Enhancing Youth Employment-EYE Project, & ProCredit Bank Kosova dhe PPSE Program Swisscontact Empower Private Sector Kosovo.

Ju lutem konfirmoni pjesëmarrjen tuaj në eventin “Konventa e Prodhuesve” deri me datë 28, në adresën bardha@albania-export.com

Draft Agjenda_ Konventa e Prodhuesve të Kosovës