QENDRA E EKSPORTEVE SHQIPTARE
ALBANIAN EXPORT CENTER
HOTLINE :      +355 67 604 52 40      e Hë - e Pr  8:00  - 18:00
ADRESA :   Rr. "Gjin Bua Shpata", Pallatet e Aviacionit të Vjetër, Shk. 4, Kati i I, Ap.16, Tiranë

LAJM!
Në lidhje me ndryshimet e menjëhershme në legjislacion, njoftimet e aktiviteteve dhe ngjarjeve, informacionin përkatës dhe të dobishëm. Të jetë i përditësuar! Të përshtatet me kushtet e reja të të bërit biznes me ne.

Databazë me 600 biznese të shqiptarëve të diasporës

Databazë me 600 biznese të shqiptarëve të diasporës

Është zhvilluar në hollin e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural eventi në lidhje me promovimin e prodhimit shqiptar drejt diasporës sonë.  Ky event u zhvillua në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme (MEPJ) dhe me mbështetjen e Qendrës së Eksporteve Shqiptare. Në këtë event është prezantuar nisma e MEPJ 600 kontakte të restoranteve të shpërndarë në Diasporë, të menaxhuara kryesisht nga shqiptarët. Janë pikërisht këto kontakte që do t’u vihen në dispozicion të eksportuesve dhe shoqatave të agrobiznesit në Shqipëri, më qëllim shtimin dhe mundësinë për rritje të potencialit të eksportit. Për ministrin Peleshi, bujqësia shqiptare ka bërë hapa përpara, veçanërisht në eksportet. Megjithatë ato (eksportet) mbeten ende sfida jo të lehta, të cilat kërkojnë një bashkëpunim forcash ndërministrore. Janë shumë potenciale të fshehta që duhen shfrytëzuar, siç janë produktet tipike, zgjimi i cilave do të krijojë një mundësi shumë të madhe eksportuesve shqiptarë për tregje të reja jashtë kufijve.

Kjo databazë përmban rreth 600 operatorëve në pronësi të shqiptarëve apo të menaxhuar nga shqiptarët, bëhet fjalë për baret dhe restorantet që konsumojnë natyrisht ushqime, pije dhe ushqime te tjera në të gjithë botën, kryesisht në Europë. Këtë databazë u është veënë në dispozicion prodhuesve shqiptarë, për ta bërë më të lehtë aksesin e tyre në tregjet europiane.

Nga ana e tij, ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, z. Ditmir Bushati theksoi se qëllimi i këtij projekti të përbashkët të dy ministrive, kishte të bënte me evidentimin dhe më pas krijimin e këtij database kryesisht me restorante që menaxhohen nga shqiptarë, në mënyrë që të kanalizohen të gjtha mundësitë për ta sjellë produktin shqiptar në Evropë. Ai u shpreh se promovimi i tyre është i lidhur ngushtë natyrisht dhe me incentivat ndërmarra nga ana e qeverisë shqiptare.

Si pjesë e misionit të saj për të promovuar produktet shqiptare në tregjet globale, por edhe për të krijuar mundësi  eksporti për anëtarët e saj, Qendra e Eksporteve Shqiptare mbështeti në organizimin e aktivitetit dhe promovimin e nismës tek prodhuesit dhe esksportuesit shqiptar.