QENDRA E EKSPORTEVE SHQIPTARE
ALBANIAN EXPORT CENTER
HOTLINE :      +355 67 604 52 40      e Hë - e Pr  8:00  - 18:00
ADRESA :   Rr. "Gjin Bua Shpata", Pallatet e Aviacionit të Vjetër, Shk. 4, Kati i I, Ap.16, Tiranë

LAJM!
Në lidhje me ndryshimet e menjëhershme në legjislacion, njoftimet e aktiviteteve dhe ngjarjeve, informacionin përkatës dhe të dobishëm. Të jetë i përditësuar! Të përshtatet me kushtet e reja të të bërit biznes me ne.

Klasteri i Tepelenës - Zgjedhja e Bordit Drejtues dhe aprovimi i Planit të Veprimit

Klasteri i Tepelenës  - Zgjedhja e Bordit Drejtues dhe aprovimi i Planit të Veprimit

Në kuadër të projektit “Klasteri, Risi për Përmirësimin e Sektorit të Bimëve Aromatike Mjekësore (BMA)”, i mbështetur nga Risi Albania, AFI zhvilloi në Tepelenë takimin e radhës me klasterin e sapokrijuar.

Mjaft entuziastë për këtë mundësi, në një rajon ku ndër të vetmet mundësi për familjet rurale mbetet sektori i BMA-ve, fermerë, grumbullues, përfaqësues të pushtetit lokal Tepelenë dhe infrastrukturës për zhvillimin rural, u mblodhën së bashku për të diskutar planin njëvjeçar të veprimeve, si edhe për të zgjedhur Bordin Drejtues të tij, si një hap i rëndësishëm për zhvillimin institucional të klasterit.

Në takim u diskutua përgatitja e projekt-propozimeve për kryerjen e një studimi për zonën e Tepelenës, i cili synon të identifikojë llojet e BMA-ve dhe të fermereve/familjeve rurale të angazhuara në këtë sektor në rajonin e Tepelenës, si edhe projekt propozime të tjera që lidhen me investimet për përmirësimin e cilësisë së produktit, krijimin e identitetit dhe promovimin e klasterit  etj. Ndër të tjera, u diskutua edhe çështja e çertifikimit organik për BMA të caktuara ose për zona në rajonin e Tepelenës, i cili është një rajon shumë i përshtatshëm për këtë çertifikim pasi nuk ka industri të zhvilluara dhe as bujqësi intensive, për rrjedhojë ka ndotje minimale të mjedisit. Ky çertifikim i shton vlerë produktit duke ndikuar në shtimin e të ardhurave për familjent rurale të rajonit.  Për sa më sipër, mbetet kyç investimi në teknologji, përfshi investimet në pajisje tharjeje dhe ambalazhim, të cilat do të përmirësojnë ndjeshëm cilësinë e produktit dhe perfomancën e sektorit. Kjo është arsyeja që në planin e punës u pa e rëndësishme sigurimi i informacionit dhe trajnime për aplikime në skemat kombëtare të subvencionit, skemat IPARD, si edhe organizimi i takimeve me donatorë të ndryshëm, të cilët mund të mbështesin klasterin për investimet në teknologjinë e nevojshme dhe rritjen e kapaciteteve.

Në takim, anëtarët e klasterit aprovuan planin e punës, si edhe zhvilluan zgjedhjet për Bordin Drejtues, i përbërë nga tre anëtarë, përfaqësues të fermerëve/vjelësve, institucioneve publike dhe akademikë të sektorit të BMA-ve.