QENDRA E EKSPORTEVE SHQIPTARE
ALBANIAN EXPORT CENTER
HOTLINE :      +355 67 604 52 40      e Hë - e Pr  8:00  - 18:00
ADRESA :   Rr. "Gjin Bua Shpata", Pallatet e Aviacionit të Vjetër, Shk. 4, Kati i I, Ap.16, Tiranë

LAJM!
Në lidhje me ndryshimet e menjëhershme në legjislacion, njoftimet e aktiviteteve dhe ngjarjeve, informacionin përkatës dhe të dobishëm. Të jetë i përditësuar! Të përshtatet me kushtet e reja të të bërit biznes me ne.

Sektori i Bimëve Aromatike Mjekësore takim me Ministrin e Bujqesisë

Sektori i Bimëve Aromatike Mjekësore takim me Ministrin e Bujqesisë


Në kuadër të konsultimeve që po zhvillon Ministria e Bujqësisë me nën-sektorët kryesorë të bujqësisë, AFI organizoi një takim ndërmjet sektorit të Bimëve Aromatike Mjekësore (BMA-ve) dhe Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (MBZHR). Në këtë takim, ku ishin prezent Z. Niko Peleshi, përfaqësues të tjerë të MBZHR-së, znj. Frida Krifca, Drejtoreshë e AZHBR-së, Z. Agim Ismaili, Drejtor i AKU-së, sektori i BMA-ve u përfaqësua nga fermerë, grumbullues, përpunues dhe eksportues të BMA-ve. Z. Alban Zusi dhe znj. Merita Janushi, përfaqësues të AFI-t, ishin pjesë e aktivitetit që u zhvillua pranë MBZHR-së.

Si pjesë e projektit “Klasteri, Risi për Përmirësimin e Sektorit të BMA-ve”, i mbështetur RisiAlbania, AFI ka zhvilluar një serë takimesh me aktorët kryesorë të sektorit të BMA-ve për të identifikuar problemet dhe gjetur zgjidhjet më të përshtatshme për përmirësimin e performancës së sektorit. Disa nga këto problematika iu prezantuan Ministrit Peleshi gjatë takimit.

Problemi kryesor i sektorit BMA-ve është sigurimi/plotësimi i standardeve të cilesisë dhe sigurisë së produktit. Ky problem lidhet me:
1) teknikat e papërshtateshme të pas-vjeljes;
2) kushtet e papërshtateshme në qendrat e grumbullimit me mungesë të pajisjeve të duhura për të siguruar tharjen me cilesi të bimëve të vjela/grumbulluara;
3) ambalazhi i papërshtatshëm i BMA-ve dhe
4) krijimi i një sektori pranë MBZHR-së për menaxhimin e problematikave te sektorit, pasi sot nuk ka nje pike referimi per adresimin dhe zgjidhjen e tyre.

Gjatë këtij takimi një vëmendje e veçantë iu kushtua skemave kombëtare dhe financimeve të IPARD, si një mënyrë për zgjidhjen e disa prej problematikave të mësipërme të sektorit, veçanërisht investimeve që kanë të bëjnë më rritjen e cilësisë dhe sigurisë së produktit.

Ministri Peleshi mirëpriti çdo diskutim, duke u shprehur që ky sektor do të marrë vëmendjen e duhur nga qeveria. Gjithashtu, ai inkurajoi përfaqësuesit e këtij sektori të ishin aktivë dhe të aplikonin për skemat kombëtare dhe ato të IPARD për të përmirësuar performancën e sketorit.