QENDRA E EKSPORTEVE SHQIPTARE
ALBANIAN EXPORT CENTER
HOTLINE :      +355 67 604 52 40      e Hë - e Pr  8:00  - 18:00
ADRESA :   Rr. "Gjin Bua Shpata", Pallatet e Aviacionit të Vjetër, Shk. 4, Kati i I, Ap.16, Tiranë

LAJM!
Në lidhje me ndryshimet e menjëhershme në legjislacion, njoftimet e aktiviteteve dhe ngjarjeve, informacionin përkatës dhe të dobishëm. Të jetë i përditësuar! Të përshtatet me kushtet e reja të të bërit biznes me ne.

Shkodër, takim për përmirësimin e performancës së sektorit të BMA-ve

Shkodër, takim për përmirësimin e performancës së sektorit të BMA-ve

Pas tryezës së parë të organizuar në Shkodër në fund të qershorit, AFI organizoi takimin e dytë me pjesëmarrjen e dhjetra fermerëve të vegjël, grumbulluesve, përpunuesve, eksportuesve, furnizuesve të inputeve, Qendrave të Transferimit të Teknologjisë Bujqësore, specialistë të Drejtorisë Rajonale të Bujqësisë, përfaqësues të RisiAlbania dhe AFI-t. Në takim u diskutuan altermativat e teknologjisë së tharjes dhe paketimit të BMA-ve dhe ndikimi i tyre në cilësinë e produktit.

Në pjesën e parë të takimit u diskutuan alternativat e tharjes së bimëve, si raftet tharëse, dhomat e tharjes me energji dhe me panele diellore. Pjesa e dytë e prezantimit u fokusua në përdorimin e paketimit për mbledhjen e BMA-ve dhe rëndësinë e tij në cilësinë e produktit.  Pjesëmarrësit mbështetën idenë e përdorimit të rafteve tharëse në qendrat e grumbullimit duke justifikuar këtë me kushtet specifike klimatike të Shkodrës dhe traditën në kultivimin e BMA-ve. Nga ana tjetër, disa eksportues ishin me idenë e përdorimit të dhomave të tharjes si një teknikë e avancuar për të siguruar standardet e cilësisë së lartë të produktit të kërkuar nga tregjet e eksportit.