QENDRA E EKSPORTEVE SHQIPTARE
ALBANIAN EXPORT CENTER
HOTLINE :      +355 67 604 52 40      e Hë - e Pr  8:00  - 18:00
ADRESA :   Rr. "Gjin Bua Shpata", Pallatet e Aviacionit të Vjetër, Shk. 4, Kati i I, Ap.16, Tiranë

LAJM!
Në lidhje me ndryshimet e menjëhershme në legjislacion, njoftimet e aktiviteteve dhe ngjarjeve, informacionin përkatës dhe të dobishëm. Të jetë i përditësuar! Të përshtatet me kushtet e reja të të bërit biznes me ne.

Klasteri i Tepelenës, hapa drejt institucionalizimit të tij

Klasteri i Tepelenës, hapa drejt institucionalizimit të tij

Në kuadër të projektit  “Klasteri, Risi për Përmirësimin e Sektorit të Bimëve Aromatike Mjekësore”, i mbështetur RisiAlbania, AFI, gjatë muajit shtator, organizoi një tryezë të rrumbullakët me pjesëmarrjen e aktorëve të zinxhirit të vlerave të Bimëve Aromatike Mjekësore (BMA) në Tepelenë. Kjo tryezë e rrumbullakët ishte një nga aktivitet pasuese pas nënshkrimit të Memorandumit të Bashkëpunimit për krijimin e Klasterit në këtë rajon. Takimi u zhvillua në Pallatin e Kulturës në bashkëpunim me Bashkinë Tepelenë.  Në takim morën pjesë fermerëve të vegjël, grumbullues, eksportues dhe përfaqësues të pushtetit lokal, RisiAlbania dhe AFI-t.

Në këtë takim u diskutua për zgjidhjet më të përshtatshme për rajonin në lidhje me teknologjitë alternative të tharjes dhe përmirësimin e cilësisë së BMA-ve dhe për zhvillimin institucional të klasterit.

Pjesa e parë e takimit u fokusua tek diskutimet e hapura me fermerët, grumbulluesit dhe përpunuesit për sa i përket rritjes së performancë së sektorit përmes përdorimin e dhomave të tharjes, të cilat do të përmirësonin ndjeshëm situatën e grumbullimit dhe tharjes së BMA-ve dhe paketimit për të siguruar një cilësi të unifikuar dhe më të mirë të produktit.

Dy grumbulluesit, të cilët ishin gjithashtu pjesë e Vizitës Studimore të Kosovës, deklaruan se është shumë e rëndësishme pajisja e qendrave të grumbullimit me dhomat e tharjes, por ato nuk mund të përballojnë investimet e kërkuara me burimet e tyre, ndaj dhe kërkohet mbështetje shtesë financiare për ta bërë këto investime, të cilat gjithashtu do ta ndihmonin shume funksionimin e Klasterit të Tepelenës

Në pjesën e dyte, diskutimi u fokusua në zhvillimin institucional të të këtij organizmi, mbi anëtarësinë,  hartimin e vizionit, misionit dhe strategjisë së Klasterit.