Gjatë punës me bizneset shqiptare të sektorit agro-ushqimor, si dhe organizimit të misioneve të ndryshme të biznesit të huaj në Shqipëri, Qendra e Eksporteve Shqiptare dhe AFI janë ndeshur me sfida të ndryshme përsa i përket promovimit të produkteve shqiptare në tregjet e huaja dhe ato kombëtare. Për këtë arsye, Qendra e Eksporteve Shqiptare mundësoi për anëtarët e saj një trajim mbi komunikimin, marrëdhëniet me publikun, si dhe promovimin e produkteve shqiptare në tregjet e huaja e ato kombëtare.

"/>
QENDRA E EKSPORTEVE SHQIPTARE
ALBANIAN EXPORT CENTER
HOTLINE :      +355 67 604 52 40      e Hë - e Pr  8:00  - 18:00
ADRESA :   Rr. "Gjin Bua Shpata", Pallatet e Aviacionit të Vjetër, Shk. 4, Kati i I, Ap.16, Tiranë

LAJM!
Në lidhje me ndryshimet e menjëhershme në legjislacion, njoftimet e aktiviteteve dhe ngjarjeve, informacionin përkatës dhe të dobishëm. Të jetë i përditësuar! Të përshtatet me kushtet e reja të të bërit biznes me ne.

Rritja e vizibilitetit të markave dhe produkteve shqiptare

Rritja e vizibilitetit të markave dhe produkteve shqiptare

Gjatë punës me bizneset shqiptare të sektorit agro-ushqimor, si dhe organizimit të misioneve të ndryshme të biznesit të huaj në Shqipëri, Qendra e Eksporteve Shqiptare dhe AFI janë ndeshur me sfida të ndryshme përsa i përket promovimit të produkteve shqiptare në tregjet e huaja dhe ato kombëtare.

Për këtë arsye, Qendra e Eksporteve Shqiptare mundësoi për anëtarët e saj një trajim mbi komunikimin, marrëdhëniet me publikun, si dhe promovimin e produkteve shqiptare në tregjet e huaja e ato kombëtare.

Në këtë trajnim morën pjesë përfaqësues të kompanive që operojnë në sektorin e  qumështit, mishit dhe fruta – perimeve. Kompanitë u prezantuan me metodat më të mira të komunikimit dhe marredhinies me publikun, si dhe u inkurajuan të ndërtojnë strategji që do të ngrenë vizibilitetin e markave të tyre dhe jo vetëm produkteve shqiptare.

Ky trajnim u organizua në bashkëpunim më Kobatake Communication, një kompani shqiptaro – japoneze komunikimi.

Ky trajnim do të pasohet edhe nga të tjerë, sipas nëvojave specifike që anëtarët tanë kanë.