QENDRA E EKSPORTEVE SHQIPTARE
ALBANIAN EXPORT CENTER
HOTLINE :      +355 67 604 52 40      e Hë - e Pr  8:00  - 18:00
ADRESA :   Rr. "Gjin Bua Shpata", Pallatet e Aviacionit të Vjetër, Shk. 4, Kati i I, Ap.16, Tiranë

LAJM!
Në lidhje me ndryshimet e menjëhershme në legjislacion, njoftimet e aktiviteteve dhe ngjarjeve, informacionin përkatës dhe të dobishëm. Të jetë i përditësuar! Të përshtatet me kushtet e reja të të bërit biznes me ne.

Misioni i Biznesit të Komitetit të Fruta – Perimeve në Serbi

Misioni i Biznesit të Komitetit të Fruta – Perimeve në Serbi

Komiteti i sektorit të fruta - perimeve, menjeherë pas krijimit të tij, vendosi që t'i kushtojë një vëmendje të veçantë bashkëpunimit me ‘La Linea Verde’, gjigandit të prodhimit e paketimit të sallatrave në Europë, duke organizuar një mision biznesi pranë ‘La Linea Verde’ në Serbi.

Ditën e parë delegacioni, i përbërë prej fermerëve, specialistëve dhe eksportuesve, vizitoi serat e ‘La Linea Verde’, për të mësuar më shumë për mënyrën e kultivimit, varietetet e sallatrave, teknologjinë etj., varietete të cilat tregu në Europë dhe Rusi ka një kërkesë të madhe.

Gjatë ditës së dytë të vizitës, delegacioni vizitoi fabrikën e përpunimit dhe paketimit të sallatrave të 'La Linea Verde', duke parë nga afër të gjithë procesin nga prodhimi e deri tek paketimi i sallatës së freskët, si dhe procesin e distribucionit.

Gjatë ketij takimi u diskutua bashkëpunimi i mëtejshmëm dhe planet konkrete për materializimin e këtij bashkëpunimi. Më tej, u ra dakord që ekspertët e ‘La Linea Verde’ do të vizitojnë Shqipërinë për të filluar konkretisht me testimin e disa produkteve me të cilat ata punojnë dhe që fermerët shqiptarë kanë interes. Po ashtu, delegacioni shqiptar u prit nga Raul Logistika, një nga partnerët e ‘La Linea Verde’ në rajon e më gjerë.