QENDRA E EKSPORTEVE SHQIPTARE
ALBANIAN EXPORT CENTER
HOTLINE :      +355 67 604 52 40      e Hë - e Pr  8:00  - 18:00
ADRESA :   Rr. "Gjin Bua Shpata", Pallatet e Aviacionit të Vjetër, Shk. 4, Kati i I, Ap.16, Tiranë

LAJM!
Në lidhje me ndryshimet e menjëhershme në legjislacion, njoftimet e aktiviteteve dhe ngjarjeve, informacionin përkatës dhe të dobishëm. Të jetë i përditësuar! Të përshtatet me kushtet e reja të të bërit biznes me ne.

Ngritja e urave të bashkëpunimit mes bizneseve shqiptare dhe ukrainase

Misioni i biznesit të Ukrainës në Shqipëri 2018

Mbi 20 kompani shqiptare të fruta-perimeve të freskëta, ullirit, vajit të ullirit, verës, lëngjeve të frutave, fruta dhe perimeve të konservuara, mjaltit dhe bimëve medicinale u takuan me një delegacion me përfaqësues të tre rrjeteve, të supermarketeve, ndër më të mëdhatë e me influencë në Ukrainë, të cilët vizituan Shqipërinë nga data 9 deri më 11 mars.

Delegacioni për përbëhej nga përfqësues të supermarketeve ATB – 914 dyqane në më shumë se 237 qytete në 22 rajone të Ukrainës; VARUS – 64 dyqane në rajonet më të populluara të Ukrainës; BOOM- 6 supermarkete në  rajonin e Donetskut, 2 dyqane në Kramatorsk.

Delegacioni, pasi ka vizituar Food & Drink festival me datë 9 mars, ku është pritur nga zv. Ministri i  Bujqësisë z. Dhimitër Kote, ka vazhduar më tej me takime B2B në Tiranë, Lushnjë, Fier, Divjakë, Berat dhe Korcë. Janë vizituar fabrika të vajit të ullirit dhe ullirit, në sera, pika grumbullimi, kantina vere, fabrika mjalti, fabrika konservimi të fruta – perimeve etj.

Përfaqësues të delegacionit kanë parë nga afër cilësinë e produkteve shqiptare, kapacitetin prodhues, si dhe janë njohur më shumë me Shqipërinë dhe potencialin e saj bujqësor dhe prodhues.

Gjatë takimeve me sipërmarrësit vendas, përfaqësuesit e misionit të biznesit ukrainas janë shprehur tejet pozitiv për marrëdhënit tregtare afagjata dhe për rritjen e volumeve të eksporteve të produkteve shqiptare drejt Ukrainës.

“Në këto ditë kam takuar shumë kompani. Secila prej këtyre kompanive ka potencial për të qenë një partner i mirë në biznes. Ne do t’i shohim me seriozitetin më të madh e do të tentojmë të bëjmë biznes, në mënyrë që të rrisim bashkëpunimin dhe përfitimin e dyanshëm, si dhe volumet. Produktet sezonale qe ju keni tani, si psh. lakra, kastraveci dhe domatja kanë shumë perspektivë për tregun tonë.” tha Oleksii Markin, Manager Importi i rrjeteve të supermaketeve  Varus.

Gjithashtu, kjo vizitë u prit dhe u përgëzua nga kompanitë shqiptare, si një mundësi me rezultate konkrete për këta operatorë.

Gëzim Skermo, themeluesi i kompanisë së mjaltit Morava përgëzoi Qendrën e Eksporteve për këtë nismë, e cila po krijon ura  bashkëpunimi mes Ukrainës dhe Shqipërisë, duke lidhur sipërmarrësit shqipatarë me ata ukrainës. “Kjo që ju po bëni është një punë fisnikësh, pasi ju po lidhni në mënyrë të drejtëpërdrejtë bizneset shqiptare me blerësit më potencialë në Ukrainë”.

Qendra e Eksporteve Shqiptare beson që kjo vizitë jo vetëm ka bërë Shqipërinë më të njohur për sipërmarrëst ukrainas, por ka përmirësuar imazhin e produkteve shqiptare, duke prekur terrenin dhe duke parë produktet nga afër. Qendra e Eksporteve Shqiptare beson që pasi këtij misioni biznesi do të lidhen kontrata mes rrjeteve të supermarketeve ukrainase dhe sipërmarrësve shqipatarë.