QENDRA E EKSPORTEVE SHQIPTARE
ALBANIAN EXPORT CENTER
HOTLINE :      +355 67 604 52 40      e Hë - e Pr  8:00  - 18:00
ADRESA :   Rr. "Gjin Bua Shpata", Pallatet e Aviacionit të Vjetër, Shk. 4, Kati i I, Ap.16, Tiranë

LAJM!
Në lidhje me ndryshimet e menjëhershme në legjislacion, njoftimet e aktiviteteve dhe ngjarjeve, informacionin përkatës dhe të dobishëm. Të jetë i përditësuar! Të përshtatet me kushtet e reja të të bërit biznes me ne.

Prodhimi shqiptar në sytë e një sipërmarrësi ukrainas

Intervistë me Oleksii Markin, Manaxher Importi i supermarketit “Varus”


Tashmë prej disa ditësh, një delegacion me përfaqësues të tre rrjeteve të supermarketeve, ndër më të mëdhatë e me influencë në Ukrainë ndodhet në Shqipëri, për të vendosur ura të drejtëpërdrejta bashkëpunimi me prodhuesit shqiptarë. Oleksii Markin, Import Manager “Varus Supermarket” është një prej tyre. Ka parë nga afër prodhimet shqiptare, ka takuar sipërmarës vendas dhe sheh me optimizëm bashkëpunimin në vijim. Sigurisht, jo gjithcka është e lehtë dhe jo gjithcka varet nga vullneti dhe dëshira e bizneseve. Qeveria duhet të bëjë ligje të vecanta për të ndihmuar bashkëpunimin. Një sfidë jo e lehtë, por që nëse fitohet, do të jetë një mundësi e artë për prodhuesit shqiptarë që të dalin në eksport drejt Ukrainës dhe rrjedhimisht, edhe për ekonominë tonë.

Kjo është hera e parë për ju në Shipëri, cilat janë përshtypjet tuaja për vendin tonë?

Vizita ka qenë tepër e shkurtër kësaj radhe dhe për shkak të takimeve të shumta me bizneset, nuk kemi pasur shumë kohë të shohim bukuritë e Shqipërisë. Herës tjetër do të doja të shoh më shumë vende historike dhe të bukura të vendit tuaj. E di që ju keni shumë të tilla. Ajo cfarë më ka bërë përshtypje është që ju jeni njerëz shumë miqësorë, mikpritës dhe të hapur për bashkëpunim.

Ju keni vizituar shumë biznese shiptare, cili është mendimi juaj për këto biznese dhe për bashkëpunimin me ta në të ardhmen?

Kam dëgjuar  edhe më parë për bizneset shqiptare, madje jemi munduar të bashkepunojmë me to, përmes importuesve lokalë. Tani duam të importojmë në mënyrë të drejtëpërdrejtë. Ajo cfarë shoh është që bizneset shqiptare janë në zhvillim e sipër. E di, që në disa vite këto biznese do të jenë më të mëdha e më të zgjeruara se tani. Biznesemenët shqipatë po ndërtojnë më shumë, ata do të rrisin përfitimet dhe do t’i fuqizojnë bizneset e tyre. Unë besoj në zhvillimin e bizneseve shqiptare.

Si i shikoni perspektivat mes Shipërisë dhe Ukrainës në të ardhmen?

Marrëdhëniet e biznesit tashmë kanë filluar mes Shqipërisë dhe Ukrainës. Por në mënyrë që ky bashkëpunim të rritet, këto marrëdhënie mes bizneseve shqiptare dhe ukrainase duhet të rriten e thellohen. Për ta ndihmuar këtë proces shtetet tona duhet të bëjnë ligje të vecanta për tregti të lirë, gjë që do ta fuqizonte tregtinë mes dy vendeve dhe do të rriste volumin e produkteve shqiptare ne Ukrainë.

Cilat janë disa nga produktet që ju doni të importoni nga Shqipëria?

Sa për aktivititetin tim, fruta – perimet e fresketa përbëjnë interesin më të madh. Por gjithashtu, nga pjesa tjetër e delegacionit ka shumë interes për ullinj e vaji ulliri, verë, cajra bimësh medicinale, lengje frutash etj. Në këto ditë kam takuar shumë kompani fruta – perimesh të freskëta. Secila prej këtyre kompainive ka potencial për të qenë një partner i mirë në biznes. Ne do t’i shohim me seriozitetin më të madh e do të tentojmë të bëjmë biznes, në mënyrë që të rrisim bashkëpunimin dhe përfitimin e dyanshme, si dhe volumet. Produktet sezonale qe ju keni tani, si psh. lakra, kastraveci dhe domatja kanë shumë perspektivë për tregun tonë tani.

Cila është arsyeja që ju keni interes për këto produkte?

Cmimi dhe cilësia janë ato që na interesojnë. Sic ju thashë, në kemi disa përvoja në blerjen e këtyre produkteve, por nuk e kemi bërë këtë në mënyrë të drejtëpërdrejtë. Ne duam të bashkëpunojmë drejtëpërdrejtë me biznese shqiptare, e jo me ndërmjetës, kështu që jam i sigurt që ky do jetë një projekt i sukseshëm.

Cilat janë disa nga sfidat që shihni mes tregtisë mes Shqipërisë dhe Ukrainës?

Marrëdhëniet e biznesit  mes dy vendeve, sidomos kur këto dy vende sapo kanë filluar të punojnë së bashku, nuk janë kurrë të lehta. Ne duhet ta njohim më shumë njëri – tjetrin, duhet kohë për të kuptuar se si sitemet e të dy vendeve punojnë, dhe per ne që të kuptojmë se si sistemi shqipar punon.