QENDRA E EKSPORTEVE SHQIPTARE
ALBANIAN EXPORT CENTER
HOTLINE :      +355 67 604 52 40      e Hë - e Pr  8:00  - 18:00
ADRESA :   Rr. "Gjin Bua Shpata", Pallatet e Aviacionit të Vjetër, Shk. 4, Kati i I, Ap.16, Tiranë

LAJM!
Në lidhje me ndryshimet e menjëhershme në legjislacion, njoftimet e aktiviteteve dhe ngjarjeve, informacionin përkatës dhe të dobishëm. Të jetë i përditësuar! Të përshtatet me kushtet e reja të të bërit biznes me ne.

Inspektimi në Distancë për Operatorët e Qumështit dhe Mishit

Inspektimi në Distancë për Operatorët e Qumështit dhe Mishit

Kreu i dikasterit të Bujqësisë, z. Niko Peleshi, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, në bashkëpunim me AFI dhe  Alb Export kanë zhvilluar një takim me sipërmarrësit, dhe operatorët që kryejnë aktivitetin e tyre në fushën e industrisë së mishit dhe të përpunimit të qumështit. Takimi është organizuar, në kuadër të iniciativës të marrë nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, me qëllim sensibilizimin dhe inspektimin në distancë ndaj të  gjithë njësive të tregtimit të mishit dhe të qumështit dhe nënprodukteve të tij. Garantimi i standardeve të zinxhirit ushqimor dhe formalizimi i kanaleve nëpër të cilin kalon gjithë ky cikël ka qenë kryefjala e diskutimit të ministrit gjatë këtij takimi.

Ndërgjegjësimi dhe rritja e përgjegjëgjshmërisë në rradhë të parë e bizneseve, të cilat duhet që si hap fillestar të vetkontrollohen, me plotësimin e formularit të përgatitur nga Autoriteti Kombëtar, mbështetur në ligjin Nr. 98 63/ 2008 “Për Ushqimin”, ku sanksinohen të gjitha detyrimet që duhet të përmbush çdo operator i biznesit ushqimor për të garantuar Sigurinë Ushqimore.

Ky formular ka për qëllim rritjen e standarit të sigurisë ushqimore dhe uljen e gjobave ndaj këtyre bizneseve. Sa më shumë standarde të plotësuara aq më pak kontrolle do të ushtrohen nga shteti. Plotësimi i tyre do t’i shërbejë gjithashtu këtyre sipërmarrësve dhe operatorëve, që duke parë situatën reale në të cilën ndodhen, të fillojnë të korrigjohen dhe përmirësohen dhe nëpërmjet hartimit të planeve të biznesit, të kenë mundësi për aplikime në Skemën Kombëtare të mbështetjes financiare, por dhe të programit IPARD, finacime nga BE. Nga ana e qeverisë me përmbushjen dhe arritjen e këtyre standardeve, këtyre operatorevë të do t’u garantohet disipilimi dhe formalizimi i tregut, mbyllja e subjekteve abuzive dhe do t’u jepen masa mbështetëse në formën e granteve dhe subvencioneve.

“Plotësoni vetë, kontrolloni vetë veten me check listën e dërguar nga AKU dhe më tej ne do të vazhdojmë në detyrën tonë për të kontrolluar dhe për t’iu siguruar që nuk do të konkurroheni më nga ata që nuk kanë bërë investime apo nuk operonë me rregulla të barabartë në treg. Mund të tingëllojë e ashpër në fakt nuk është kaq e ashpër situata, sepse ne kemi dhe një ofertë për të gjithë ata që duan të rrisin standartet kemi skemën kombëtare të mbështetjetjes financiare kemi dhe IPARDI dhe ajo skemë ndërkombëtare e mbështetjes që japin financime grante për subjektet e agropërpunimit” – ka thënë ndër të tjera ministri Peleshi.

Ai ka përmendur masat që do të përfitojnë sipërmarrësit dhe operatorët e përpunimit të mishit dhe të qumështit dhe nënprodukteve të tij si sektorë dhe nënsektorë shumë delikatë në vetë natyrën e produkteve që përpunojnë dhe ofrojnë. Kështu, në këtë kuadër për ngritjen e thertoreve të reja për qarkun e Dibrës dhe të Kukësit, si qarqe me vështirësi më të mëdha do të jepet deri në 200 milionë lekë dhe një vlerë prej 100 milionë lekë për ristrukturimin e thertoreve ekzistuese.

Nga ana e tyre operatorët e industrisë së qumshtit dhe mishit kërkuan edhe një ndërgjegjësim më të madh të konusmatorit në lidhje me produktet e prodhura me cilësi e standarde të larta, në mënyrë që ata të orientohen drejt produkteve vendase e me standarde, gjë që do të justifikonte investimet e këtyre kompanive.

AFI dhe Alb Export po punojnë paralelisht si për reformat e sigurisë ushqimorë në vend duke mbrojtur interesat e konsumatorit, por njëkohësisht edhe duke advokuar për problematikat që hasin këto industri, si informaliteti i lartë, përmirësimi i klimës së biznesit në vend, aksesi në skemat kombëtare dhe ato të IPARD, si hapja e eksporteve të produkteve shtazore etj.