QENDRA E EKSPORTEVE SHQIPTARE
ALBANIAN EXPORT CENTER
HOTLINE :      +355 67 604 52 40      e Hë - e Pr  8:00  - 18:00
ADRESA :   Rr. "Gjin Bua Shpata", Pallatet e Aviacionit të Vjetër, Shk. 4, Kati i I, Ap.16, Tiranë

LAJM!
Në lidhje me ndryshimet e menjëhershme në legjislacion, njoftimet e aktiviteteve dhe ngjarjeve, informacionin përkatës dhe të dobishëm. Të jetë i përditësuar! Të përshtatet me kushtet e reja të të bërit biznes me ne.

T’I SHTOSH VLERËN BIMËVE AROMATIKE MEDICINALE

Qëndra e Eksporteve Shqiptare dhe Albanian Food Industry ndjek nga afër problemet e prodhuesve dhe eksportuesve  shqiptarë dhe bashkëpunon me ta për të gjetur zgjidhje afatgjata për këto sfida. Një ndër këto industri, me potencial të madh eksportues, është edhe ai i Bimëve Aromatike Medicinale (BAM).

Më shumë se 100,000 familje shqiptare janë të lidhura ngushtë me jetën e bimëve aromatike medicinale. Bimët mjekësore në Shqipëri rriten kryesisht në Malësi të Madhe, Shkodër, Skrapar, Elbasan, Korçë, Berat, Përmet dhe Durrës. Vetëm në veri të Shqipërisë besohet se kultivimi i bimëve mjekësore përbën rreth 35% të të ardhurave të këtyre familjeve. Gjithashtu në Ersekë mbi 90 % e banorëve dhe në Korccë mbi 40 % e banorëve sigurojnë të ardhura për familjet e tyre përmes bimëve medicinale.

Në Shqipëri prodhohen rreth 15.000 ton BMA; rreth 95 % e tyre eksportohen, me një vlerë vjetore eksporti prej rreth 19 milion Euro. Kjo vlerë përfaqëson rreth 20 % të eksporteve bujqësore të vendit dhe 35 % të të ardhurave të familjeve rurale.  

Tradicionalisht Shqipëria eksporton bimë mjekësore të egra, të papërpunuara, të cilat eksportohen për t’u trajtuar dhe paketuar jashtë vendit. Këto bimë të përpunuara përdoren në industrinë ushqimore për çajra bimorë, në përgatitjet ushqimore të ndryshme, në formën e erzave për gatim, si ekstrakte për vajra esenciale, apo në industrinë e pijeve, produkteve të shëndetësisë, kozmetikës si dhe parfumeve. Bimët që prodhohen dhe eksportohen më shumë janë Sherebela dhe Livandra (rreth 90 % e prodhimit dhe eksportit), Rigoni, Timus, Molla e egër, etj.  

Destinacioni kryesor i eksportit jane SHBA, dhe vendet Europiane si Gjermania, Italia, Franca, Greqia, Turqia, Maqedonia, etj. Rreth 70 % e sherebelës që importohet nga SHBA e ka origjinën nga Shqipëria.

Por vendi ka potencial për të marrë edhe më shumë të ardhura për këtë thesar të gjelbër që na e ka dhuruar natyra, nëse ky sektor nuk do të përballej me një sërë problematikash madhore, si: cilësia e ulët e bimëve, të cilat janë të kontaminuara ndërsa nuk janë tharë në mënyrë të duhur; mungesa e njohurive për fermerët dhe korrësit në proceset e korrjeve dhe pas korrjes; niveli i ulët teknologjik dhe mungesa e standardeve; përfitimi i ulet; Mbingarkesa e grave në punë etj.

“Bimët mjekësore thahen në kushte jashtëzakonisht të papërshtashme, në lageshtirë, në vende të kontaminuara ku kalojnë kafshët dhe shpendet, dhe kjo bën që shpesh klienti t’i kthejë këto produkte pasi janë bërë analizat përkatëse nga ana e tyre,” thotë Gjergji Cibuku.

Përveç rritjes së cilësisë së lëndës së parë  dhe përmirësimit të paketimit për të rritur imazhin e cilësisë e produktit duhet të investohet në rritjen e kapacitetit përpunues brënda vendit, e cila rrit vlerën e bimës medicinale me 30 – 50%.

Ndërkaq, disa kompani, që tashmë e kanë kuptuar rëndësinë e rritjes së vlerës së këtij produkti, kanë filluar të investojnë në staf dhe tëknologji për përpunimin final të produktit (erëza, vajëra esenciale etj.), kërkim tregu dhe marketing të qëllimshëm. Këto përpjekje individuale sipërmarrjesh vizionare, duhet të shërbejnë si modele pozitive, të cilat duhet kënë mbështetjen e duhur  për t’u shumfishuar. Kjo do të përmirësonte ndjeshëm standartin dhe imazhin e BMA Shqiptare, e cila do të shtonte vlerën e produktit, e për pasojë edhe të ardhurat në familjet e shqiptarëve që sigurojnë jetesën me këtë gjë.

Z. Ramdan Likaj është i mendimit që “nevoja më e madhe e këtij sektori është ndryshimi i mentalitetit dhe pasja e një vizioni e strategjie të qartë për zhvillimin e kësaj industrie.”