QENDRA E EKSPORTEVE SHQIPTARE
ALBANIAN EXPORT CENTER
HOTLINE :      +355 67 604 52 40      e Hë - e Pr  8:00  - 18:00
ADRESA :   Rr. "Gjin Bua Shpata", Pallatet e Aviacionit të Vjetër, Shk. 4, Kati i I, Ap.16, Tiranë

LAJM!
Në lidhje me ndryshimet e menjëhershme në legjislacion, njoftimet e aktiviteteve dhe ngjarjeve, informacionin përkatës dhe të dobishëm. Të jetë i përditësuar! Të përshtatet me kushtet e reja të të bërit biznes me ne.

Food & Drink Festival 2018

Expocity Albania, në partneritet me Albanian Food Industry dhe Qendrën e Eksporteve Shqiptare organizon edicionin e tretë të panairit "Food & Drink Festival 2018".  Panairi zhvillohet në datat 9-11 Mars 2018, në Expocity.

Food & Drink Festival do të zhvillohet nën moton “Eat. Drink. Educate” duke ofruar jo vetëm një hapësirë ekspozimi, por dhe konferenca, seminare, trajnime, degustime dhe ambiente festive. Tre ditë të larmishme dedikuar shqisës së katërt, asaj të “shijes”, ku kompanitë e sektorit ushqimor dhe pijeve do të jenë përballë konsumatorit dhe konkurentëve. Synimi thelbësor i panairit Food & Drink Festival do të jetë rëndësia e promovimit të kulinarisë, ku nuk do të mungojnë eventet e degustimit të produkteve, këshilla nga dietologë të njohur dhe aktivitete të tjera tërheqëse për një target të gjerë konsumatorësh.

Kjo platformë do të mbledhë sipërmarrës, vizitorë, kompani dhe institucione shtetërore nga i gjithë Ballkani dhe vetende të tjera të botës, në një vend të vetëm. Fokusi do të jetë promovimi i produkteve tipike mesdhetare, shkëmbimi i informacionit dhe njohja me risitë e industrisë ushqimore.

BËHU PJESË E EKSPOZITËS “FOOD & DRINK FESTIVAL”

Për të gjithë anëtarët dhe partnerët e Albanian Food Industry dhe Qendrës së Eksporteve Shqiptare do të ketë një discount të veçantë prej - 25 % nga çmimi zyrtar.