QENDRA E EKSPORTEVE SHQIPTARE
ALBANIAN EXPORT CENTER
HOTLINE :      +355 67 604 52 40      e Hë - e Pr  8:00  - 18:00
ADRESA :   Rr. "Gjin Bua Shpata", Pallatet e Aviacionit të Vjetër, Shk. 4, Kati i I, Ap.16, Tiranë

LAJM!
Në lidhje me ndryshimet e menjëhershme në legjislacion, njoftimet e aktiviteteve dhe ngjarjeve, informacionin përkatës dhe të dobishëm. Të jetë i përditësuar! Të përshtatet me kushtet e reja të të bërit biznes me ne.

Ukraina është gati të fillojë negociatat për Marrëveshjen e Tregtisë së lirë me Shqipërinë

Ukraina është gati të fillojë negociatat për Marrëveshjen e Tregtisë së lirë me Shqipërinë 

Ukraina është e hapur për dialog për marrëveshjen e Tregëtisë së Lirë me Shqipërinë. Kjo çështje u hap për diskutim në Prill të vitit të kaluar gjatë Forumit të biznesit midis Ukrainë – Shqipëri.

Tashmë Qeveritë e të dyja vëndeve janë duke përgatitur planin e punës të Komisionit Ndërqeveritar për bashkëpunimin tregtar-ekonomik. Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, z. Ditmir Bushati, do të vizitojë Ukrainën në datat 22-23 Shkurt.

Qendra Shqiptare e Eksporteve  dhe  Shoqata e Industrialistëve Shqiptarë të Ushqimit (Albanian Food Industry) e konsideron këtë hap një mundësi të madhe që biznesi shqiptar të bëhet më konkurrues në tregun e Ukrainës me produktet e veta krahasuar me bizneset e Malit të Zi apo Maqedonisë, të cilat tashmë përfitojnë nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë me Ukrainën.

Gjithashtu konsumatorët shqiptarë do të përfitojnë nga çmime më të ulta të produkteve, si sheqeri, vaji vegjetal apo mielli të cilat gjenden në tregun shqiptar  për shkak të tarifave preferenciale të importit që zbatohen pas nënshkrimit të marrëveshjes.

Gov.ua State sites of Ukraine Government Portal 

Evropejskaya pravda