QENDRA E EKSPORTEVE SHQIPTARE
ALBANIAN EXPORT CENTER
HOTLINE :      +355 67 604 52 40      e Hë - e Pr  8:00  - 18:00
ADRESA :   Rr. "Gjin Bua Shpata", Pallatet e Aviacionit të Vjetër, Shk. 4, Kati i I, Ap.16, Tiranë

LAJM!
Në lidhje me ndryshimet e menjëhershme në legjislacion, njoftimet e aktiviteteve dhe ngjarjeve, informacionin përkatës dhe të dobishëm. Të jetë i përditësuar! Të përshtatet me kushtet e reja të të bërit biznes me ne.

Tregtia mes vendeve te CEFTA-s, projekt për eliminimin e barrierave

Tregtia mes vendeve te CEFTA-s, projekt për eliminimin e barrierave

Alban Zusi, President i Qendrës së Eksporteve Shqiptare (Alb Export) dhe njëkohësisht Drejtor Ekzekutiv në Albanian Food Industry (AFI) u takua në Prishtinë me Ministrin i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Kosovës, Z. Nenad Rikalo.  Gjatë këtij takimi është diskutuar për rritjen e shkëmbimeve tregtare mes Kosovës dhe Shqipërisë, si dhe vendeve të rajonit, në kuadër të marrëveshjes tregtare të CEFTAS. Alb Export është pjesë e një projekti të përbashkët, i cili do të identifikojë pengesat në shkëmbimet tregtare dhe do të krijojë lehtësira për qarkullimin e produkteve bujqësore mes Kosovës dhe Shqipërisë e vendeve të rajonit.

Në këtë takim mori gjithashtu pjesë Znj. Elvira Sevostianenko, sekretare në Albanian Export Center dhe njëkohësisht edhe Presidente e Dhomës së Tregtisë së Doneskut në Ukrainë.

Me këtë rast, ministri i MBPZHR-së, Nenad Rikalo, shprehi vullnetin e MBPZHR-së që bashkëpunimi të thellohet dhe për këtë tha se duhet të jetë një angazhim i të dyja palëve për qëllime e projekte të përbashkëta.

“Ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me Shqipërinë e po ashtu edhe me vendet tjera të rajonit me qëllim të rritjes së shkëmbimeve tregtare në sektorin e bujqësisë. Do të angazhohemi që të gjejmë mjetet më të mira për të realizuar këto qëllime dhe për të lehtësuar raportet ndërmjet dy vendeve në fushën e bujqësisë dhe eksportit të produkteve bujqësore”,  ka thënë ministri Rikalo. Ai po ashtu ka shprehur gatishmërinë e tij për të vazhduar rrugën e bashkëpunimit të rregullt mes dy vendeve, duke mundësuar kështu edhe eliminimin e të gjitha barrierave që kanë qenë në të kaluarën.

Në anën tjetër, Z. Alban Zusi shprehu se në kuadër të punës së Alb Export për promovimin e produkteve agro-bujqësore dhe ushqimore për tregjet e huaja janë duke punuar edhe një projekt për rritjen e bashkëpunimit tregtar në mes Shqipërisë e Kosovës dhe vendeve të rajonit. “Aktualisht jemi punuar me një projekt kundër barrierave dhe problemeve që kanë fermerët, grumbulluesit, përpunuesit, eksportuesit e fruta-perimeve në Shqipëri dhe Kosovë. Kjo po bëhet me qëllim të përmirësimit të bashkëpunimit tregtar midis vendeve të Ballkanit”, tha  Z. Zusi.

Gjetjet e këtij projekti mbi barrierat e sfidat në lidhje me shkëmbimet tregtare mes vendeve të CEFTA-s do të ndahën me qeveritë përkatëse të këtyre vendeve, për t’u kthyer në reforma për lëhtësimin e marrëdhënive tregtare mes këtyre vëndeve.