QENDRA E EKSPORTEVE SHQIPTARE
ALBANIAN EXPORT CENTER
HOTLINE :      +355 67 604 52 40      e Hë - e Pr  8:00  - 18:00
ADRESA :   Rr. "Gjin Bua Shpata", Pallatet e Aviacionit të Vjetër, Shk. 4, Kati i I, Ap.16, Tiranë

LAJM!
Në lidhje me ndryshimet e menjëhershme në legjislacion, njoftimet e aktiviteteve dhe ngjarjeve, informacionin përkatës dhe të dobishëm. Të jetë i përditësuar! Të përshtatet me kushtet e reja të të bërit biznes me ne.

Kosova me Shqipërinë, pa barriera në tregtimin e produkteve ushqimore

Kosova me Shqipërinë, pa barriera në tregtimin e produkteve ushqimore

Në kudër punës për promovimin e produkteve shqiptare agro-bujqësore dhe ato ushqimore për tregjet e huaja, aktualisht Qendra e Eksporteve Shqiptare ështe duke punuar me një projekt kundër barrierave dhe problemeve që kanë fermerët, grumbulluesit, përpunuesit dhe eksportuesit e fruta – perimeve, në Shqipëri dhe Kosovë. Kjo, në menyrë që të përmirësohet bashkëpunimi i marrëdhenieve tregtare midis vendeve të CEFTA-s.

Njohja me këto barriera, si dhe me fushëveprimet e dy organizatave përfaqësuese për të shikuar mundësitë për lehtësime tjera,  në procedurat për shkëmbime tregtare të produkteve ushqimore mes dy vendeve, Kryeshefi i Agjencisë se Ushqimit dhe Veterinarisë se Kosovës Z. Valdet Gjinovci, priti ne takim Presidentin e Qendrës se  Eksportuesve Shqiptar Z. Alban Zusi, i cili njëherit është edhe  drejtor në Albanian Food Industry. Në këtë takim u shkëmbyen informata nga secili sektor, prodhues përpunues apo tregtues, si dhe çfarë mund të bëhet me shumë për të hequr barrierat e panevojshme, që bizneset të ndihen sikur janë duke shitur brenda një tregu.

Gjinovci siguroi se kemi raporte miqësore të shëndosha me Autoritetin Kombëtarë të Ushqimit në Shqipëri. Mbi secilin problem qe shfaqet në baza ditore reagojmë qe të tejkalohet pa pasur nevojën e ndjekjes se procedurave protokollare. Tani pothuajse janë eliminuar në masë të madhe një serë barrierash dhe tregtimi është duke vazhduar pa ndonjë problem. Po ashtu ne kemi bashkëpunim edhe ndihmesë me njëra - tjetrën në shkëmbim informacionesh edhe rreth tranziteve, që të kemi sa me shumë lëvizje të prodhimeve mes dy vendeve e njëkohësisht ato të jenë të sigurta për konsum. Secili sektor prodhues apo përpunues ka avancuar dhe është duke u rritur sasia e prodhimit, kjo dëshmon se ato po kërkohen në treg, gjë që neve na ben të lumtur se do të kemi me shumë produkte tona për konsum dhe pse jo edhe për eksport.

Presidenti Zusi, falënderoi për pritjen dhe mbështetjen e dhënë. Ai ishte i njohur tashmë me punën qe bën autoriteti i AUV-së, ai lavdëroi punën dhe mbështetjen e vazhdueshme nga ana e Kryeshefit. Ai tha më tutje, “qe do të mundohem qe njëkohësisht t’i mbështes të gjitha bizneset ushqimore jo vetëm në Shqipëri por edhe në Kosovë. Ne secilin rast qe vërehet ndonjë pengesë këtej apo përtej kufirit,  do të diskutohet hapur dhe do gjenden zgjidhjet për këto probleme. Do të mbajmë takime e forma tjera të hulumtimit për të avancuar më tutje, qe ta bëjmë tregun një mes dy vendeve, e bashkarisht prodhuesit me bashkëpunimet e tyre, duke ndihmuar njeri - tjetrin të depërtojmë edhe ne tregjet e jashtme.