QENDRA E EKSPORTEVE SHQIPTARE
ALBANIAN EXPORT CENTER
HOTLINE :      +355 67 604 52 40      e Hë - e Pr  8:00  - 18:00
ADRESA :   Rr. "Gjin Bua Shpata", Pallatet e Aviacionit të Vjetër, Shk. 4, Kati i I, Ap.16, Tiranë

LAJM!
Në lidhje me ndryshimet e menjëhershme në legjislacion, njoftimet e aktiviteteve dhe ngjarjeve, informacionin përkatës dhe të dobishëm. Të jetë i përditësuar! Të përshtatet me kushtet e reja të të bërit biznes me ne.

Biznesi agro-përpunues: Të hiqet taksa e ambalazhit

Biznesi agro-përpunues: Të hiqet taksa e ambalazhit

Nga bionews - 17/10/2017


Në prag të diskutimit në kuvend të p/buxhetit të ri të 2018 biznesi përforcon kërkesën për heqjen ose reduktimin në vlerë simbolike e taksës së ambalazhit. Taksa për ambalazhet plastike është 100 lekë/kg dhe aplikohet mbi produktet vendase dhe ato të importit. Vetëm për industrinë e riciklimit, taksa e ambalazhit, i prodhuar nga mbeturinat plastike të riciklueshme të gjeneruara në vend, është vendosur 50 lekë/kg. Kjo taksë mblidhet nga administrata doganore për produktet e importuara, ose nga administrata tatimore në rastin e produkteve vendase. Ndërsa taksa për ambalazhet e qelqit është 10 lekë/kg dhe kjo taksë aplikohet për produktet vendase dhe ato të importit. 

Administratori i fabrikës së përpunimit të produktve agro ushqimore “Zdrava”, Arben Zdrava thotë në një bisedë më bionews se kjo është një taksë e panevojshme, diskriminuese dhe që rëndon koston mbi biznesin. Taksa e ambalazhit aplikohet vetëm në Shqipëri dhe për fabrika si “ZDRAVA” ku importi i kavanozëve të qelqit është bazë kryesore për ambalazhim vë në vështirësi serioze biznesin, pasi sjell kosto të mëdha. Në vend nuk ka një linjë prodhimi kavanozash dhe fabrika si “Zdrava” kanë të vetmen mundësi importin.

 Për biznemenët në fushën agroushqimore kjo taksë është vendosur tërësisht në mënyrë disproporcionale në raport me koston e materialit dhe zë 70-80% të kostos së lëndës së parë dhe aplikohet prej vitit 2010. 

Prej kohësh shoqata e Konvertuesve të Plastikës në Shqipëri ka propozuar ose heqjen fare të kësaj takse ose reduktimin në 15 lekë për kilogram të taksës së ambalazhit, aq sa e kanë vendet e rajonit. Ndërsa për taksën e ambalazhit nga riciklimi vendas propozohet një taksë simbolike, 1 lek për kilogram, që të shërbejë si mundësi për statistikë, sa ton riciklim do të realizohet.

Fabrika “Zdrava”në Lushnjë një investim 10 milionë euro përpunon fruta dhe perime nga rreth 300 fermerë të zonës dhe i tregton ato kryesisht në tregun vendas dhe 30% të prodhimit në eksport në vende si Suedi, Kosovë, Bullgari. Pronari Arben Zdrava rrëfen se fabrika e tij me 133 punëtorë vetëm domate përpunon rreth 1000 ton në vit, ndërsa numëron një shumëllojshmëri artikujsh si gogozhare, sallatra me perime, speca të përpunuara në mënyra të ndryshme, domate të thata, ullinj, reçelra, komposto etj dhe te gjitha keto te ambalazhuara ne kavanoze qelqi.