QENDRA E EKSPORTEVE SHQIPTARE
ALBANIAN EXPORT CENTER
HOTLINE :      +355 67 604 52 40      e Hë - e Pr  8:00  - 18:00
ADRESA :   Rr. "Gjin Bua Shpata", Pallatet e Aviacionit të Vjetër, Shk. 4, Kati i I, Ap.16, Tiranë

LAJM!
Në lidhje me ndryshimet e menjëhershme në legjislacion, njoftimet e aktiviteteve dhe ngjarjeve, informacionin përkatës dhe të dobishëm. Të jetë i përditësuar! Të përshtatet me kushtet e reja të të bërit biznes me ne.

Historia e një zonje rurale

Historia e një zonje rurale

Nga bionews - 24/10/2017


Ajo sot është 57 vjec. Pa make up, pa taka, por me vrap me vrap, ka mbi  25 vjet që jeta e saj ecën kështu. Kjo grua e thjeshtë me pantallona doku që më shume se në shtëpi ose ne kafe e gjen mbi kamionë, mes fermereve, mes arkave të perimeve që mbush përdite dhe i çon në katër anët e botës

Kjo është Nedrete Arapi  gruaja fermere nga Zgjana e Lushnjës që sot është bërë një ndër ekportueset më të mëdha të perimeve shqiptare në katër anët e botës.
Me bllok në dorë ajo merr dhe jep porosi, nga Bukureshti, në Suedi, Kosovë, Bullgari, Çeki, Mal të zi deri në Irak.

Në mbremje vonë pret fermere me prodhimet e tyre nga gjithe Shqiperia dhe ne mëngjesin e së nesermes pas nje seleleksionimi të kujdesshëm ajo nis kamionet neper Europe e bote të firmuar me produkte bujqësore ‘Made in Albania”. Për Nedretin nuk ka qënë e lehtë të arrinte deri këtu. Dhjetë vjet më parë ajo shiste në tregun e fruta perimeve në Lushnjë dhe arrinte të siguronte mbijetesën e familjes së saj. Kishte ardhur nga fshati Zgjanë ku kultivonte perime në serën e familjes dhe do ta niste gjithcka nga e para në qytetin e Lushnjës.

Dhe që prej asaj kohe firma që ajo drejton dhe që mban emrin e djalit të saj “Elian Eksport” eksporton rreth 9 kamionë në ditë, afërsisht 200 ton perime. Më të preferuarat për eksport janë domatja, speci, qepët e njoma.

Jo vetëm eksport

Nedreti nuk është  vetëm tregtare e zonja, por dhe këshilluese shumë e mirë. Ajo u mëson fermerëve “hiletë “e këaj punë, kur dhe sa prodhim duhet të mbjellin, në mënyrë që shitjet të jenë optimale, si t’i trajtojnë prodhimet e tyre dhe si t’i mbajnë ato sa më larg ndotjeve me kimikate.

“15% e prodhimit del skarco dhe gjithcka është kosto për ne. Ne likujdojmë femerët direkt me para në dorë dhe çdo gjë tjetër që ndodh më pas, barra e humbjeve na bie ne” thotë Nedreti.

Prandaj ajo është shumë e kujdesshme që prodhimet që ajo nxjerr në tregjet jashtë  vendit të jenë sa më të sigurta.


Eksporti i parë

Shiste në tregun e Lushnjës Nedreti kur bëri dhe eksportin e  parë që do t’i ndryshonte jetën. Teksa ishte duke shitur i thonë që një makinë me destinacion në Mal të Zi kishte ngelur te peshorja në Lushnjë prej tre ditësh dhe nuk ngarkonte dot shalqi. 
“E ndihmova, ishte një shofer shkodran, e cova ne Zharnec ku i sigurova një prodhim të mirë me shalqi cilësor. Më dha vetëm 25 mijë lekë në dorë, me atë klient punoj dhe sot” kujton Nendreti e cila ka ngritur gjithçka vetë, investimin, tregjet, klientelën, prodhimin.

Subvencionet për të tingëllojnë si legjenda. E kur shprehet se në 1 vit  bën xhiro 4 miljon euro dhe ku 45% të pagesave shkojnë direkt për fermerët, mbështetja financiare e shtetit, thotë ajo, duhet t’u dedikohet me teper se asaj njerëzve që prodhojnë

Në mënyrë që ata të kene më të sigurt prodhimet e tyre dhe tregjet …


Nga bionews - 24/10/2017