QENDRA E EKSPORTEVE SHQIPTARE
ALBANIAN EXPORT CENTER
HOTLINE :      +355 67 604 52 40      e Hë - e Pr  8:00  - 18:00
ADRESA :   Rr. "Gjin Bua Shpata", Pallatet e Aviacionit të Vjetër, Shk. 4, Kati i I, Ap.16, Tiranë

ORARI I PUNËS SË DOGANAVE

BY AUTHOR : Menjëherë AFI (Albanian Food Industry)
ORARI I PUNËS SË DOGANAVE

PERMBLEDHJE
Tregtia e jashtme është shumë e rëndësishme për ekonominë e çdo vendi, e cila është e integruar në tregtinë globale dhe si pasojë, në zinxhirët e furnizimit. Por bota e sotme është moderne dhe e civilizuar, Shqipëria është pjesë e saj dhe nuk mundet që thjesht të ndjekë kërkesat minimale! Është e nevojshme të shtohet vlerë në të gjitha proceset. Një furnitor nuk mund të thotë: "E transportova në rrugë detare". Një operator logjistike nuk mund të thotë: "Ky është orari ynë i punës". Aq më pak nuk mundet që autoriteti të thotë: "Orari ynë i punës është nga ora 8 deri në orën 11 të mëngjesit. Ne do të zhdoganojmë mallrat vetëm gjatë këtij orari pune". Ajo që është e nevojshme në tregtinë ndërkombëtare sot është që të jo thjesht të ketë një përputhje me kërkesat minimale. Përkundraz, Zinxhiri i Furnizimit duhet të zhvillohet në Zinxhirin e Vlerave, për të cilin, të gjithë ne që jemi të përfshirë në këtë proces, duhet të jemi të vetëdijshëm se që të ngarkohet një klient për një shërbim, një kompani duhet të shtojë vlerë në çdo mënyrë të mundshme.

Doganat duhet të  lehtësojnë tregtinë, në mënyrë që bizneset shqiptare të kenë mundësi të reduktojnë kostot dhe ineciencat dhe të gjenerojnë të ardhura, që do të thotë, të jenë më konkurrues në tregjet ndërkombëtare. Doganat duhet të jenë një lidhës ecient me Zinxhirin e Furnizimit. Dhe orët e kuzuara nuk i shtojnë vlerë këtij zinxhiri furnizimi... 

PROBLEMI
Dhjetor 2016 – Drejtoria e Përgjithshme e Doganave lëshoi Urdhërin Nr. 31359 (këtej e tutje referuar si Urdhëri) që tregon orarin për procedurat e eksportit dhe rieksportit në çdo zyrë doganore. Orari i punës për procedurat e zhdoganimit për eksportet u kuzua nga ora 8 deri në orën 10-11 të mëngjesit, për shkak të disa skanimeve të mëtejshme që i duhen bërë kamionëve deri në orën 13:00 në portin e Durrësit. Ky orar i reduktuar shpie në një situatë ku është e pamundur të kryhet i gjithë procesi i plotë i ngarkesës brenda një dite – nga pritja e mallrave deri tek zhdoganimi i tyre.

NDIKIMET NEGATIVE

PRINTIM, SHKARKONI BROSHRËN
KOMENTE :
KOMENTO :