QENDRA E EKSPORTEVE SHQIPTARE
ALBANIAN EXPORT CENTER
HOTLINE :      +355 67 604 52 40      e Hë - e Pr  8:00  - 18:00
ADRESA :   Rr. "Gjin Bua Shpata", Pallatet e Aviacionit të Vjetër, Shk. 4, Kati i I, Ap.16, Tiranë

KONTROLLI I BRENDSHEM i mjeteve me ushqime delikate: TE BEHET apo JO?

BY AUTHOR : AFI (Albanian Food Industry, Partner i ALB Export)
KONTROLLI I BRENDSHEM i mjeteve me ushqime delikate: TE BEHET apo JO?

PERMBLEDHJE
ATP është marrëveshja shumëpalëshe ndërmjet vendeve nënshkruese (Palët Kontraktuese) për transportin ndërkutar  në rrugë tokësore të ushqimeve që prishen. Kjo siguron që automjetet e përdorura për këtë transport të plotësojnë standardet ndërkombëtare. Marrëveshja parashikon sistemin e çertikimit për pajisjet që përputhen me standardet dhe kërkon që të gjitha Palëve Kontraktuese të njohin çështjet çertikuese në përputhje me marrëveshjen nga autoritetet kompetente të vendeve të tjera nënshkruese. Të gjitha mjetet që përdoren për transport ndërkombëtar të ushqimeve delikate duhet të kenë një  çertikatë ATP dhe shumica e automjeteve me frigorifer janë  të shënura me shkronjat "FRC", që do të thotë se ushqimet që prishen lehtë mund të transportohen në automjetin e këtij lloji, pa kuzim. Shqipëria iu bashkua Marrëveshjes ATP në Janar 2005.

PROBLEMI
Gusht 2016 – kompanitë që operojnë me produktet ushqimore kërkuan ndihmë për shkak të problemeve me transportimin e ushqimeve që prishen. Inspektorët e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) kanë lluar të ndalojnë kamionët dhe të paralajmërojnë se nga 1 shtatori 2016 do të ketë një procedurë të re kontrolli për automjetet me temperaturë të kontrolluar. Ky kontroll duhet të bëhet vetëm nga një kompani private eksperte dhe kosto e procedurës ishte  30 000 - 60 000 LEKE.

NDIKIMET NEGATIVE
SME-të do të mbajnë barrën e rregullores së re, kjo do të rrisë shpenzimet e tyre dhe si pasojë kosto e mallrave dhe produkteve për konsumatorët nalë shqiptarë të ushqimeve dhe produkteve bujqësore do të rritet me 3 000 000 Euro. SME-të do do të bëhen më pak konkurruese për shkak të rritjes të kostos së mallrave të tyre.

RASTE AVOKIMI
AFI (Albanian Food Industry, Partner i ALB Export) u angazhua menjëherë për trajtimin e çështjes dhe pasi verikoi situatën konkludoi se:
ATP aplikohet vetëm në transportin ndërkombëtar


REZULTATE
1. DREJTORIA E PERGJITHSHME E SHERBIMIT TE TRANSPORTIT RRUGOR (DPSHTRR) zyrtarisht njoftoi se zbatimi i kërkesës për çertifakatat ATP shtyhet deri në Janar të vitit 2017 MINISTRIA E EKONOMISE ia ka adresuar çështjen drejtpërdrejt Ministrisë së Transportit, ku është treguar, se: - Kërkesa për çertikatat ATP për transportin e brendshëm tejkalon kërkesat ligjore - Emërimi i një eksperti të vetëm lë hapësirë për abuzim në këtë sferë veprimi.
2. 17 janar 2017 - URDHËR Nr. 253 Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës “Për një ndryshim të Udhëzimit Nr. 7 Dt. 15.06.2012 “Për kontrollin e mjeteve të trasnportit në regjim të temperaturave të kontrolluara, sipas Marrëveshjeve ATP”.

Rregullat e ATP-së nuk do të aplikohen më për transportin e brendshëm në Shqipëri

PRINTIM, SHKARKONI BROSHRËN
KOMENTE :
KOMENTO :