QENDRA E EKSPORTEVE SHQIPTARE
ALBANIAN EXPORT CENTER
HOTLINE :      +355 67 604 52 40      e Hë - e Pr  8:00  - 18:00
ADRESA :   Rr. "Gjin Bua Shpata", Pallatet e Aviacionit të Vjetër, Shk. 4, Kati i I, Ap.16, Tiranë

GJOBAT DOGANORE për DIFERENCEN NE PESHE

BY AUTHOR : QENDRA E EKSPORTEVE SHQIPTARE

GJOBAT DOGANORE për DIFERENCEN NE PESHE

PROBLEMI
    Për shumicën e mallrave të klasikuara sipas Nomenklaturës së Mallrave, njësia kryesore e sasisë është pesha e matur ne kg. Por shpesh në kontrata përdoren njësi tregtare të matjes të tilla si vëllim, metërlinear, copë, etj., të cilat konvertohen në kg bazuar në formulat dhe praktikat teknologjike të industrisë. 

NDIKIMI NEGATIV   Paratë dhe Imazhi  Biznesi kishte për të paguar çdo herë për kalimin e mallarave në ku, duke qenë i pafajshëm dhe duke humbur jo vetëm para, por edhe kohë. Imazhi negativ i Shqipërisë në tregun global.  Partnerët e huaj janë të detyruar nga situata të eksplorojnë tregje të tjera për shkak të rritjes së kostove dhe marrëdhënie të vështira dhe të paparashikueshme me homologët shqiptarë.

Për shkak të diferencës në peshën e mallrave, e cila është deklaruar në doganë sipas kontatës dhe peshës reale të mallrave, e cila zbulohet gjatë procedurave të zhdoganimit, dogana i vendos gjoba kompanive lidhur me këto raste si shkelje doganore sipas Kodit Doganor. Kryesisht bizneset fason “vuajnë” nga këto gjoba të vazhdueshme nga autoritetet doganore. Sanksionet janë përcaktuar bazuar në nenin për shkeljet doganore të Kodit Doganor «Për diferencën në sasi». Por, mallrat që kanë njësi matëse vëllimin, metërlinearin, copën, etj., pra jo njësinë e sasisë në Nomenklaturën e Mallrave në Doganë, kilogramë, de facto nuk kanë ndryshim nga sasia reale. Pra, nuk ka pasur bazë ligjore që kompanive t'ju vendoset gjobë për diferencat në sasi! Një problem tjetër ishte se mallrat peshoheshin në peshore që nuk janë kalibruar nga dogana, që do të thotë se rezultatet e matjeve të tilla nuk ishin të sakta. Për më tepër, thelbi kryesor i çdo sanksioni për shkeljen e rregullave është të parandalojë vepra të tjera. Por në rastin në fjalë ishte e pamundur për ta zbatuar, për shkak se biznesi nuk ka kryer ndonjë shkelje të rregullave, por u gjobit për shkelje të rreme, e cila duhej të përsëritej për shkak të specikave të procesit teknologjik dhe të prodhimit.

REZULTATE  Problemi është zgjidhur. Është lëshuar rregullore e re e veçantë e DPD mbi peshat, sipas së cilës vetëm mallrat që i nënshtrohen Sistemit të Analizës së Riskut ("me ngjyrë të kuqe") duhet të peshohen.

PRINTIM, SHKARKONI BROSHRËN

KOMENTE :
KOMENTO :