QENDRA E EKSPORTEVE SHQIPTARE
ALBANIAN EXPORT CENTER
HOTLINE :      +355 67 604 52 40      e Hë - e Pr  8:00  - 18:00
ADRESA :   Rr. "Gjin Bua Shpata", Pallatet e Aviacionit të Vjetër, Shk. 4, Kati i I, Ap.16, Tiranë

HAPJA E TREGUT ME UKRAINEN

BY AUTHOR : AFI&AlbExport

HAPJA E TREGUT ME UKRAINEN

Ukraina me 42 milionë banorë mund të ishte një treg tërheqës për Shqipërinë. Por negociatat tregtare midis Ukrainës dhe Shqipërisë janë në nivele shumë të dobëta - nuk ka një Marrëveshje të Tregtisë së Lirë dhe asnjë marrëveshje tjetër që rregullon rrjedhën e tregtisë mes këtyre dy vendeve.

Qendra Shqiptare e Eksporteve (Alb Export)  identifikoi interesin për bashkëpunim të ndërsjelltë të bizneseve të dy vendeve. Menjëherë pas kësaj, Alb Export filloi veprimtarinë për të vendosur marrëdhënie tregtare dhe për të zvogëluar barrierat ndaj tregtisë.

 

PROBLEMI:  Përkundër faktit që Ukraina është e interesuar në tregtinë me kompanitë shqiptare, tregu ukrainas nuk është hapur akoma për prodhimet e kafshëve. Ka dy pengesa madhore për eksportet e produkteve shqiptare drejt Ukrainës. Pengesa e parë ka të bëje me një masë jotarifore për kufizimin e importit në Ukrainë, të produkteve dhe lëndëve të para me origjinë shtazore, e cila ekziston që nga viti 1996. Një tjetër është mungesa e bazës ligjore për tregtinë ndërmjet Ukrainës dhe Shqipërisë, siç është njohja reciproke e certifikatave veterinare në tregtinë midis Shqipërisë dhe Ukrainës.

HAPAT E NDËRMARRË PËR ZGJIDHJEN E PROBLEMIT:

08.12.2016 – Memorandum Bashkëpunimi midis Dhomës së Tregëtisë dhe Industrisë Donensk dhe Qendrës së Eksporteve Shqiptare

16.02.2017  – Kërkesë zyrtare nga ÇI Donetsk Ref. N. 176/03-05-14 drejtuar Shërbimit Shtetëror të Ukrainës të Sigurinë Ushqimore dhe Mbrojtjes së Konsumatorit për importin  drejt Ukrainës të zorrëve për prodhimin e salçiçeve (SSUFSCP)
**  SSUFSCP Ndalim i imprortit drejt Ukrainës për produktet dhe materialet përpunuese nga kafshët si pasojë e sëmundjes “foot-and-mouth” përfshi atë të gripit të shpendëve që është anulluar. Nga 16/03/2017  produktet me këtë kod: 0102, 0103, 0104, 0106, 0201, 0202, 0203, 0204, 0205 00, 0206, 0208, 0209, 0210, 0401, 0402, 0403, 0404, 0405, 0406, 0502, 0504, 0506, 0507, 1601 00, 1602, 1603 00, 2105 00, 2309, 4101, 4102, 4103, 9508 10 00 00, mund të eksportohen drejt Ukrainës nga Republika e Shqipërisë por modeli i certifikatave veterinare duhet të njihet nga të dy vendet

16.03.2017 – Përgjigja zyrtare e Shërbimit Shtetëror të Ukrainës të Sigurisë Ushqimore dhe Mbrojtes së Konsumatorit ku Alb Export informohet rreth heqjes së kufizimeve.

13.04.2017 – Letër nga Alb Export tek NFA dhe AIDA për heqjen nga Ukraina të kufizimeve për importimin nga Shqipëria të produkteve me origjinë shtazore, dhe rëndësinë për fillimin e negociatave për tregtinë midis dy vendeve.

18.04.2017 – Letër nga Alb Export në Ministrinë e Bujqësisë, të Ekonomisë dhe të Financave rreth eksporteve të produkteve shqiptare në tregjet e huaja.

20.04.2017 – E-mail nga Shërbimi Veterinar Shtetëror i Ukrainës per AKU-në drejtuar Z. Dritan Sejko bashkë me formën/modelin e certifikatës veterinare të Ukrainës.

20-26.04.2017 – 2 takime në AKU – me Z. Dritan Sejko dhe me Znj. Elvira Sovostianenko.

28.04.2017 –Takim me përfaqësues të Autoritetit Veterinar të  Ukrainës dhe Autoritetit Veterinar Shqiptar (Z. Flamur Laze), ku u ra dakord që të punohet për njohjen e ndërsjelltë të certifikatave veterinare.

15.04.2017 – E-mail nga Znj. Olena Kuriata, nga Shërbimi Veterinar i Ukrahinës për Znj.  Luljeta Çukon, Z. Edi Feron dhe Z. Flamur Lazen me format e certifikatave veterinare.

02.06.2017 dhe  06.06.2017 – Dy takime në Ministrinë e Bujqesisë me Znj. Luljeta Çukon dhe Z. Flamur Laze.

20.06.2017 – Letër për Ministrinë e Bujqësisë dhe AIDA-n reth pengimit të exporteve për produktet shqiptare.

30.06.2017 – Letër nr. 42 për Z. Flamur Laze dhe Z. Luljeta Çuko në lidhje me eksportin e zorrëve për prodhimin e salçiçeve nga Shqipëria në Ukrainë.

13.07 .2017 – E-mail rikujtues për një përgjigje nga ana e Ministrisë së Bujqësisë.

07.07.2017 – Letër nga Ministria e Bujqësisë për Z. Alban Zusi përsa i përket kthimit përgjigjes nga Ministria (Prot. 40 dd. 20.06.17)

19.07.2017 – Letër nr. 48 nga  AFI për Ministrinë e Bujqësisë, Ministrinë e Ekonomisë dhe AIDA-n për hapjen e negociatave midis Shërbimit Veterinar të Urainës dhe Shqipërisë.

24.07.2017 – Letër nga Ministria e Bujqësisë – si përgjigje për kërkesën nr. 42 datë 30.06.17 – rreth mundësive për eksportin  e zorrëve në Ukrainë.

11.08.2017 – Letër nr. 59 për Ministrinë e Ekonomisë rreth tregetisë me Ukrainën.

 

ZGJIDHJA

Hapja e tregjeve të reja për eksportet shqiptare nuk është aspak një detyrë e lehtë. Kjo është gjithmonë një rrugë me dy korsi, pasi kërkon një përpjekje të dyanshme nga të dy vendet.

Siç edhe shihet qartë nga ky rast,  organizatat në mbrojtje të interesave të biznesit luajnë një rol vendimtar në këtë proces. Alb Export do të vijojë të advokojë dhe ta ndjekë këtë çështje nga afër, duke besuar në një progres që do t’i hapë rrugën eksporteve drejt Ukrainës. 

PRINTIM, SHKARKONI BROSHRËN

KOMENTE :
KOMENTO :