QENDRA E EKSPORTEVE SHQIPTARE
ALBANIAN EXPORT CENTER
HOTLINE :      +355 67 604 52 40      e Hë - e Pr  8:00  - 18:00
ADRESA :   Rr. "Gjin Bua Shpata", Pallatet e Aviacionit të Vjetër, Shk. 4, Kati i I, Ap.16, Tiranë

RRUGA E QUMËSHTIT DREJT BE

BY AUTHOR : AFI&AlbExport

Hapja e tregut të BE-së për qumështin dhe produktet e qumështit nga Shqipëria

PËRMBLEDHJE

Shqipëria prodhon shumë qumësht dhe produkte qumështi. Por kompanitë nuk punojnë në kapacitetin e tyre të plotë për shkak të mungesës së tregut. Shqipëria nuk lejohet të eksportojë qumësht dhe produkte të qumështit në tregun e BE-së, që në fakt mund të jetë një mundësi e madhe për industrinë e bulmetit në vend.

Legjislacioni i BE-së në fushën e veterinarisë përcakton kërkesat dhe standardet për importin e qumështit dhe produkteve të qumështit që vijnë nga vendet e treta. Autoritetet kombëtare të këtyre vendeve të treta që janë të interesuara për të eksportuar qumësht dhe produkte qumështi në Bashkimin Evropian duhet të ndërmarrin hapa specifikë për të siguruar përmbushjen e të gjitha kërkesave dhe krijimin e mundësive për eksport.

 

PROBLEMI

Kompanitë shqiptare të bulmetit, të cilat janë themeluar dhe prodhojnë qumësht dhe produkte qumështi sipas standardeve më të larta evropiane, nuk mund të eksportojnë produktet e tyre në tregun e BE-së.

Shqipëria, në të vërtetë, është në listën e vendeve të treta, të cilave u është miratuar importi i qumështit dhe produkteve të qumështit (Rregullorja (EU) Nr. 605/2010). Zyrtarisht kompanitë mund të aplikojnë për t'u inspektuar nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit për miratimin e mëtejshëm nga BE-ja për t'u aprovuar si kompani të lejuara për eksport në BE. Megjithatë, kjo nuk sjell rezultate konkrete pasi  nuk ka një plan të miratuar të mbetjeve (të metaleve të rënda, pesticideve, antibiotikë etj.) për Shqipërinë si vend, i cili është kusht i domosdoshëm  për eksportin e qumështit dhe produkteve të tij në BE (Direktiva 96/23/EC, Vendimi 2011/163/EU)

NDIKIMI NEGATIV

HAPAT

Kërkim legjislativ - Hetim i hollësishëm mbi legjislacionin e BE-së në fushën e veterinarisë, i cili përcakton kushtet që  zbatohen për importet e kafshëve të gjalla dhe produkteve me origjinë shtazore nga vendet e treta, si dhe pajtueshmërinë e Shqipërisë me procedurat e miratimit të BE-së.

18.04.2017 – Letër nga Alb Export për Ministrinë e Bujqësisë,  Ekonomise  dhe të Financave rreth exporteve të produkteve shqiptare në tregjet e huaja

02.06 dhe 06.06.2017 – Dy takime në Ministrine e Bujqësisë me Zj. Luljeta Çuko dhe Z. Flamur Laze

20.06.2017 – Letër Nr. 40 për Ministrinë e Bujqesisë, të Ekonomise dhe Financave rreth pengimit të eksporteve per produktet shqiptare.

30.06.2017 – Letër Nr. 41 për Z.Flamur Laze  dhe Zj.Luljeta Çuko për eksportin e produkteve të qumeshtit nga Shqipëria

20.07.2017 – Letter Nr. 5105/1 nga Ministria e Bujqësisë – si përgjigje për kërkesën No. 41 dd. 30.06.17

03.08.2017 – Letter Nr. 54 për Z. Vojo Bregu, Z.Flamur Laze dhe Zj.Luljeta Çuko për produktet e qumështit dhe procesi për çështjen e eksporteve

08.08.2017  - Letër Nr. 54 për ISUV /prot. 57 dt. 08.08.2017/,  Lenda: Për akreditimin dhe llojet e analizave të ISUV

09.08. 2017- Takim i përbashkët i AFI/Alb Export, Ministrinë e Ekonomisë dhe përfaqësues nga Ministria e Bujqësisë

10.08.2017 Letër N.709 dt.10.08.2017 nga Ministria e Bujqësisë, Informacion/kthim përgjigje “për akreditimin dhe llojet e analizave të ISUV, nr. Prot. 57


REZULTATI

Çështjet lidhur me kërkesat për procedurat e aprovimit janë ende të paqarta. Kompanitë janë gati të fillojnë procedurat e miratimit. Nëse Ministria e Bujqësisë insiston në hapjen e eksportit me BE-në për kompanitë shqiptare të qumështit - vetëm nëpërmjet procedurës së aplikimit të kompanisë në BE, duke vërtetuar plotësimin e kërkesave të Rregullores se BE Nr. 605/2010 – AFI/Alb Export do të ftojë anëtarët e saj për të filluar procedurat e aplikimit. Ne do të vazhdojmë të nxisim Ministrinë e Bujqësisë për të ndërmarrë hapat e domosdoshëm për të përmbushur plotësisht kërkesat e BE-së, të miratuara nga këto  autoritete, për sa i përket planit të mbetjeve për Shqipërinë.

PRINTIM, SHKARKONI BROSHRËN
KOMENTE :
KOMENTO :