QENDRA E EKSPORTEVE SHQIPTARE
ALBANIAN EXPORT CENTER
HOTLINE :      +355 67 604 52 40      e Hë - e Pr  8:00  - 18:00
ADRESA :   Rr. "Gjin Bua Shpata", Pallatet e Aviacionit të Vjetër, Shk. 4, Kati i I, Ap.16, Tiranë

ZHBLLOKIMI I IMPORTIT TE MISHIT TE BRAZILIT DREJT SHQIPERISE

BY AUTHOR : AFI&AlbExport
PROBLEMI  Me urdhërin 115 dt 28.03.2017 “Për Kontrollin e Mishit të Gjedhit, Derrit dhe Shpendëve të Importuara nga Brazili në Pikat e Inspektimit Kufitar” Ministria e Bujqësisë pezulloi importin e mishit nga disa kompani braziliane.  Më pas Ministria e Bujqësisë e Brazilit vendosi një embargo totale për eksportet e mishit drejt Shqipërisë. Ky urdhër shqetësoi disa prej anëtarëve të AFI-t.

NDIKIMI NEGATIV
- Rritje e çmimit të mishit të pulës në treg për konsumatorin.
- Mungesë e lëndës së parë për kompanitë e prodhimit të sallamit.

AKTIVITETE AVOKIMI
Datë 07/06/2017 - Letër - kërkesë për Ministrinë e Bujqësisë  dhe  Ambasadën Shqiptare në Brazil. për zbatimin e urdhërit 131, të datës 04.04.2017 të Ministrisë së Bujqësisë për lejimin e eksportit te mishit drejt Shqipërisë
Datë 15/06/2017 - Letër dërguar Ambasadës Shqiptare ne Brazil, Z. Nuri Domi, ku kërkohet ndërhyrje për lejimin e eksporteve të mishit drejt Shqipërisë
Date 15/06/2017 - E-mail për Z. Domi ku bashkëngjitet letra e mësipërme
Date 20/06/2017 - Takim ne Ambasadën e Brazilit në Tiranë, ku AFI/ Alb Export shprehu shqetësimin e biznesit për bllokimin e eksporteve të mishit nga Brazili.
Date 26/06/2016 - Përgjigje e Z. Domi me e-mail për letrën dërguar në datën 15/06/16
Date 04/07/2017 Letër dërguar Z. Panariti , Ministër i Mistria e Bijqësisë, Zhvillimit Rural dhe Ujrave (MBZHRAU) ku përsëri kërkohet zbatimi i urdhërit 131, i datës 4.4.2017
Date 06/07/2017 - Letër dërguar Ministrisë së Jashtme, Z.  Edmond Panariti, Z. Gazmend Barbullushi dhe në Znj. Milva Ekonomi, ku përsëritet kërkesa zbatimi i urdhërit 131 datë 4.4.2017 
Datë 02  Gusht 2017 - Njoftohemi nga Ministria e Punëve të Jashtme,  e cila në përgjigje te letrës sonë të datës 06/07/2017, se ajo kishte marrë njoftim nga Autoritetet Braziliane që ishte korrigjuar gabimi i bërë dhe kishte filluar  eksporti i mishit nga Brazili në Shqipëri. Bujqësisë për këtë çështje
REZULTATI

Pas një këmbënguljes disajavore të ekspertëve të AFI, qeveria braziliane ka korrigjuar vendimin për eksportet e produkteve shtazore drejt Shqipërisë.

Përmes postës elektronike Znj. Silvana Leskaj, Drejtoreshë e Njësisë Ekonomike në Ministrinë e jashtme  njoftoi  AFI  se, se ajo kishte angazhuar të ngarkuarin e Ministrisë së Jashtme në Ambasadën e Shqipërisë në Brazilit për të konsultuar për problemin me përfaqësuesit   e Ministrinë Braziliane të Bujqësisë, Blegtorisë dhe Furnizimit me Ushqime,  në lidhje me problematikën në fjalë.

Pas këtij komunikimi, institucionet përgjegjëse Braziliane kanë reaguar duke nxjerrë Memorandumin, ku janë reflektuar korrigjimet e duhura. Ky memorandum e kalon Shqipërinë nga një vend që ndalohet importi i çdo lloj produkti shtazor brazilian në një vend që lejon importin, por nën kontrolle dhe analiza shtesë laboratorike.

PRINTIM, SHKARKONI BROSHRËN
KOMENTE :
KOMENTO :