QENDRA E EKSPORTEVE SHQIPTARE
ALBANIAN EXPORT CENTER
HOTLINE :      +355 67 604 52 40      e Hë - e Pr  8:00  - 18:00
ADRESA :   Rr. "Gjin Bua Shpata", Pallatet e Aviacionit të Vjetër, Shk. 4, Kati i I, Ap.16, Tiranë

ZHBLLOKIMI I IMPORTIT TË MISHIT TË PULËS NGA GREQIA

BY AUTHOR : AFI&AlbExport
 PROBLEMI  Me urdhërin 671 datë 06.01.2017 firmosur nga Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti bllokohet importi shpendëve dhe mishit të tyre nga vetëm tre shtete. Greqia, Bullgaria dhe Mali i Zi.  Disa nga anëtarët e AFI, që operojnë në këtë sektor, shprehën shqetësimin duke e quajtuar atë abuziv dhe favorizon drejtpërdrejtë biznese të caktuara.

NDIKIMI NEGATIV Cënim i konkurueshmërisë dhe rritje të çmimeve të këtyre produkteve me 15-20 lekë për kilogramë. Rritje me 50% e çmimit të lëndës së parë për prodhimin e produkteve të tilla si salcice apo kremviçe në industrinë e sallamit.

AKTIVITETE AVOKIMI
- Takim me kompanitë për të kuptuar këtë problem
- Hulumtimin mbi legjislacionin europian dhe praktikat më të mira ndërkombëtare për këtë çështje
- Letër drejtuar Ministrisë së Bujqësisë nga AFI më 17.01.2017
- 2 takime nga ekspertët e AFI në Ministrinë e Bujqësisë për këtë çështje

REZULTATI
Pas këmbënguljes së AFI, rezultoi që urdhëri ishte i pabazuar, problemi është zgjidhur. 
Me urdhër Nr 19 datë 26.01.2017, firmosur nga ministri Panariti lejohet importi dhe tranzitimi shpendëve nga Greqia në territorin e republikës së Shqipërisë.

PRINTIM, SHKARKONI BROSHRËN
KOMENTE :
KOMENTO :