QENDRA E EKSPORTEVE SHQIPTARE
ALBANIAN EXPORT CENTER
HOTLINE :      +355 67 604 52 40      e Hë - e Pr  8:00  - 18:00
ADRESA :   Rr. "Gjin Bua Shpata", Pallatet e Aviacionit të Vjetër, Shk. 4, Kati i I, Ap.16, Tiranë

Rishikimi nivelit të taksës për lëndët e para që përdoren për shishe apo ambalazhe të tjera plastike




Problemi 

Si pasojë e rritjes së konsumit po rritet edhe niveli mbetjeve si në vendet e zhvilluara dhe ato pak të zhvilluara. Pjesa më e madhe e ndotjes së ambientit vjen si pasojë e moskorrektësisë në çmimin e produkteve dhe shërbimeve dhe asaj që konsumohet. Metodat jo të optimizuara të  taksimit të mjedisit në Shqipëri çojë në çorientimin në treg dhe  pengojnë eksportin kombëtar. 


Impakti negativ

- Nuk mbron mjedisin pasi nuk motivon grumbullimin dhe dorëzimin e materiale plastike, qelqit dhe letrës tek ricikluesit.
- Frenon eksportet duke i bërë më pak konkurruese produktet shqiptare. 
- Rrit koston e produkteve brënda vendit për konsumatorin fundor pa iu dhënë mundësi atyre ta evitojnë këtë kosto të shtuar përmes riciklimit vullnetar.


Hapat e ndërmarrë për zgjidhjen e problemit 

- Janë zhvilluar 3 takime konsultativ me ekspertë të doganave dhe tatimeve në gjetjen e rrugëve të zgjidhjes.
- Janë zhvilluar  15 takime  me operatorë biznesi në këtë fushë për të mbledhur shqetësimet në lidhje me këtë problem.
- U ndërmor një studim nga ekspertët e Qendrës së Eksporteve Shqiptare dhe atyre të Albanian Food Industry për legjislacionin dhe praktikat më të mira të BE-s në këtë fushë.
KOMENTE :
KOMENTO :